E Enjte, 03.28.2024, 04:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA RISHIKON BUXHETIN - SYNON TË PËRFUNDOJË 51 PROJEKTE TË MËDHA

E Mërkurë, 09.17.2014, 07:54pm (GMT+1)



Qeveria shqiptare vendosi të rishikojë buxhetin e shtetit, në mbledhjen e sotme ku morën financime një mori projektesh në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe përkrahje sociale. Kryeministri Edi Rama deklaroi se me 32 milionë dollarë të ardhura që janë mbledhur më shumë nga objektivi i vendosur së bashku me F.M.N.-në, do të fillojë qysh këtë vit të ulen deficiti dhe borxhit publik, edhe pse me Fondin ishte vendosur që këto ulje të fillonin vitin e ardhshëm.

Zoti Rama tha në konferencë pas mbledhjes së qeverisë se për herë të parë në 5 vitet e fundit parashikimi i buxhetit bëhet me rritje, sepse për 5 vite rresht qeveria bënte parashikime përtej mundësive, duke bërë propagandë për para që nuk i kishte; të parët, sipas tij, do të përfitojnë shtresat në nevojë.

"Për herë të parë pas 5 vitesh parashikojmë një buxhet me rritje. Së dyti, 43 milionë dollarë vendosen në dispozicion të gjithë pjesës më të dobët të shoqërisë, persona me aftësi të kufizuara, të cilëve shteti u lan përfundimisht borxhet" - tha ai.

Kryeministri Rama tha se me këto të ardhura do të blihen 20 auto-ambulanca të reja dhe helikopter urgjence, dy pajisje dialize dhe do të përfundojë rindërtimi i Sanatoriumit, i lënë përgjysmë. Po ashtu, nis tani digjitalizimi i arsimit; fëmijët do të kenë tableta digjitale edhe pse prindërit blejnë apo nuk blejnë dot libra. Ai theksoi se qeveria do të paguajë ndërtimin e disa dhjetëra rrugëve të financuara përgjysmë nga Valbona, Kukës - Krumë - Has, Lushnje - Berat, Lin - Pogradec, Durrrës - Rrogozhinë, Korcë - Ersekë etj.

 "51 projekte që kanë mbetur rrugëve, - flasim infrastrukturë rrugore, - dhe që kanë arritur të financohen deri në plus 50%, do të financohen 100%. Pra, gjithë pjesa e mbetur financohet tani dhe do të investohemi fuqimisht, që t'u rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë-natë, për t'i realizuar ato investime" - tha ai.

Zoti Rama tha se mbi 100 rrugë të tjera të mbetura rrugëve dhe të nisura pa para do të hyjnë në program vitet e tjera. Buxheti i rishikuar do të financojë teqen e madhe të bektashinjve dhe fonde shpronësimi për xhaminë e madhe të Tiranës. Po ashtu do të blihen pajisje për një polici dinjitoze, të rendit, ndërsa taksat do t'i mbledhë vetëm një inspektor tatimesh, pa u bubluar më me bashkitë.

Shqipëria dhe FMN arritën një marrëveshje bashkëpunimi në qendër të cilës është financimi për stabilizimin e treguesve dhe uljen e borxheve dhe deficitit buxhetor. Një mision i Fondit mbërrin çdo tre muaj për të parë ecurinë e ekonomisë dhe objektivave para se të lëshojë këstin e radhës. Misioni i fundit u largua para disa ditësh pa sqarime të detajuara publike, edhe pse qëndroi gati dy javë në biseda me ekspertët shqiptarë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPUBLIKA E ILIRIDËS SHPALLET NESËR NË SHKUP (09.17.2014)
KOSOVA VENDOS SANKSIONE NDAJ RUSISË (09.17.2014)
PAPA PËRSHËNDET POPULLIN SHQIPTAR: DO TA VIZITOJ KËTË VEND SEPSE KA VUAJTUR SHUMË PËR SHKAK TË REGJIMIT TË TMERRSHËM ATEIST (09.17.2014)
BEOGRADI VENDOS - LISTA SERBE NUK DO TË JETË PJESË E KOALICIONIT QEVERISËS TË KOSOVËS (09.17.2014)
VV UA SQAROI DIPLOMATËVE BRITANIKË PËRMBAJTJEN E MARRËVESHJES ME LAN (09.17.2014)
MEDIAT NË TIRANË - PRITEN ARRESTIME POLITIKANËSH VIP (09.17.2014)
ME PASAPORTË TË KOSOVËS UDHËTOHET EDHE NGA AEROPORTI I BEOGRADIT (09.17.2014)
BERND FISCHER - FULLANI PËRGJEGJËS, DUHET TË BALLAFAQOHET ME PASOJAT (Intervistë) (09.17.2014)
Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëmARRESTOHEN IMAMËT MAZLLOM MAZLLOMI, ENIS RAMA, EKREM AVDIU, ENES GOGA DHE SHEFQET KRASNIQI (09.17.2014)
BANKA BOTËRORE - NË SHQIPËRI RRETH 40 PËR QIND E POPULLATËS NË MOSHË PUNE AS NUK PUNON, AS NUK KËRKON PUNË (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]