VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAN - JO ZGJEDHJE TË REJA, ZGJIDHJE NË PARLAMENT

E Enjte, 09.18.2014, 10:35am (GMT1)



Kreu i AAK-së, dhe pretendenti i LAN-it për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik.

Ai ka thënë se LAN-i nuk do zgjedhje të reja.

"Nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por bëhet fjalë për zgjidhje në Parlament", ka thënë Haradinaj.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka ripërsëritur qëndrimin se me Kushtetutë, dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese janë deputetët ata që duhet ta gjejnë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Mustafa ka pasur një ultimatum për Brovinën.

"Nëse kryesuesja nuk e thërret seancën në një afat të shkurtër, atë do ta bëjë blloku. Por për këtë do të merremi vesh", ka thënë Mustafa. "Do të ulemi bashkërisht dhe do të shohim për afatet e ardhshme", ka shtuar ai.

Ndërkohë edhe Bilall Sherifi, ka thënë se sot u morr vesh se ka një shumicë parlamentare që i takon LAN-it dhe Vetëvendosjes, dhe ka një pakicë parlamentare që përbëhet nga PDK-ja.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.