E Premte, 04.19.2024, 02:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI SHKARKON FULLANIN SI GUVERNATOR - 5 TË MAJTË KUNDËR, RAMA NUK VOTON

E Enjte, 09.18.2014, 01:30pm (GMT+1)




TIRANE - Kuvendi ka shkarkuar sot me 72 vota pro dhe 6 kundër Ardian Fullanin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Për Golemin votuan që të shkarkohet 76 deputetë, 1 kundër dhe një abstenoi.

Mësohet se votat kundër shkarkimit të Fullanit ishin 5 të së majtës dhe një nga PDIU. Ndërkohë që mësohet se kryeministri Edi Rama ka lënë sallën e Kuvendit duke mos votuar për shkarkimin e Fullanit.

Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte "Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë".

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i kërkoi sot Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullanit dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemit nga BSH. Sipas Braçes, Komisioni i Ekonomisë ka votuar unanimisht për shkarkimin e Fullanit dhe Golemit.

Ish-guvernatori Fullani ndodhet tashmë në masë arrest shtëpie pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë ndërsa kryeinspektorja Golemi mori masën arrest me burg.

Fullani dhe Golemi akuzohen për shpërdorim detyre. Dy ditë më parë grupi parlamentar socialist vendosi unanimisht të votojë shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të BSH-së. Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se ky është vendim politik dhe se nuk do të tolerohet asnjë votim ndryshe. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialiste, ishte nënkryetari, Erjon Braçe që me anë të një postimi në rrjetin social të "Facebook"- ut, bëri të ditur se "të enjten në Kuvend, i shkarkojmë të dy; guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe inspektorin e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë! Të paktën në Bankë nuk do jenë më pas vjedhjes historike të ndodhur atje!".

Ndërsa më herët kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi po në "Facebook", teksa iu jepte përgjigje miqve virtualë lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që dha masën e arrestit shtëpiak për Fullanin, tha ndër të tjera se "unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatës".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - NËSE KRYESUESJA NUK E THËRRET SEANCËN, NE DO TË VEPROJMËMustafa - “PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjasë edhe katër vjet” (09.18.2014)
LAN - JO ZGJEDHJE TË REJA, ZGJIDHJE NË PARLAMENT (09.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - PAS DËSHTIMIT TË ZGJEDHJES SË ARSIM BAJRAMIT NË POSTIN E KTYETARIT, NDËRPRITET SEANCAKoalicionit paszgjedhor nuk i jepet e drejta për të propozuar kandidatin e saj (09.18.2014)
KRISTAQ LUNIKU - ËSHTË TRONDITUR BESIMI TEK BANKA E SHQIPËRISË (Intervistë) (09.18.2014)
LIVE BLOG: SEANCA KONSTITUTIVE (09.18.2014)
QEVERIA RISHIKON BUXHETIN - SYNON TË PËRFUNDOJË 51 PROJEKTE TË MËDHA (09.17.2014)
REPUBLIKA E ILIRIDËS SHPALLET NESËR NË SHKUP (09.17.2014)
KOSOVA VENDOS SANKSIONE NDAJ RUSISË (09.17.2014)
PAPA PËRSHËNDET POPULLIN SHQIPTAR: DO TA VIZITOJ KËTË VEND SEPSE KA VUAJTUR SHUMË PËR SHKAK TË REGJIMIT TË TMERRSHËM ATEIST (09.17.2014)
BEOGRADI VENDOS - LISTA SERBE NUK DO TË JETË PJESË E KOALICIONIT QEVERISËS TË KOSOVËS (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]