VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKUP - NEVZAT HALILI SHPALL REPUBLIKËN E ILIRIDËS

E Enjte, 09.18.2014, 02:48pm (GMT1)

Shkup, 18 shtator - Është shpallur Republika e Iliridës. Nevzat Halili me disa bashkëmendimtarë të tij kanë realizuar premtimin e tyre sot para qytetarëve të mbledhur në Sheshin "Skënderbeu" në Shkup.

Kyetari i "Iliridës", Nevzat Alili, vendimin për shpalljen e Iliridës e mbështeti në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Woodrow Willson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.

"Kërkesa ishte që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish-federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge. Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet, edhe Gruevski t'i japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë", ka deklaruar Halili, njofton Alsat-M.

Gjithashtu, ai tha se kjo është e domosdoshme për shkak se Marrëveshja e Ohrit edhe pse e ndali konfliktin e vitit 2001 nuk arriti të sigurojë barabarësi mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Përkrahësit e iniciativës kanë nënshkruar pajtimin e tyre për shpalljen e kësaj republike.


 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.