E Premte, 04.19.2024, 01:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EDHE OSBE DËNON KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE NË KOSOVË

E Enjte, 09.18.2014, 04:24pm (GMT+1)



Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, është shprehur e shqetësuar për sigurinë e gazetarëve në Kosovë dhe ka kërkuar mbrojtje e tyre. Kjo organizatë dënoi kërcënimet e fundit me vdekje ndaj Artan Haraqisë, gazetar i portalit të lajmeve Indeksonline.

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, citohet të ketë thënë se "është absolutisht e papranueshme që gazetarët t'i ekspozohen trysnisë së vazhdueshme dhe kërcënimeve me vdekje. U bëj thirrje agjencive për zbatimin e ligjit që të bëjnë të pamundurën për të siguruar që ata që paraqesin kërcënim ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sigurisë së gazetarëve, të sillen para drejtësisë".

Artan Haraqia ka punuar me Visar Duriqin, gazetar i "GazetaExpress", në një raport të përbashkët me temë grupet radikale myslimane që operojnë në Kosovë. Ai ka marrë kërcënimet e fundit me vdekje pas paraqitjes së tij në emisionin "Rubikon" të Kohavizionit dy ditë më parë.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri të Medieve, Dunja Mijatoviç, ka thënë se "ky është kërcënimi i dytë ndaj një gazetari në Kosovë këtë muaj. Liria e medieve dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut dhe duhet të mbrohen".

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi ashpër kërcënimin që i është bërë gazetarit Artan Haraqija, i cili ka raportuar se është kërcënuar me vdekje pas paraqitjes së tij në një emision ku u diskutua për ekstremizmin fetar. Ky asociacion u bënë thirrje "të gjithë personave që t`i lënë kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe fton të gjitha organet kompetente të Kosovës që të merren seriozisht me hetimin dhe parandalimin e këtyre kërcënimeve".

Në fillim të shtatorit, OSBE-ja dhe shoqatat vendase e ndërkombëtare të gazetarëve, reaguan ashpër ndaj kërcënimeve që i ishin bërë gazetarit Visar Duriqi, përfshirë edhe kërcënimet me prerje koke, për shkak të shkrimeve të tij mbi mënyrën e nxitjes që të rinjve myslimanë për t'ju bashkuara grupeve radikale në Lindjen e Mesme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKUP - NEVZAT HALILI SHPALL REPUBLIKËN E ILIRIDËS (09.18.2014)
AMBASADORI AMERIKAN PYET SERBINË PSE PO VJEN PUTINI NË BEOGRAD (09.18.2014)
KUVENDI SHKARKON FULLANIN SI GUVERNATOR - 5 TË MAJTË KUNDËR, RAMA NUK VOTON (09.18.2014)
ISA MUSTAFA - NËSE KRYESUESJA NUK E THËRRET SEANCËN, NE DO TË VEPROJMËMustafa - “PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjasë edhe katër vjet” (09.18.2014)
LAN - JO ZGJEDHJE TË REJA, ZGJIDHJE NË PARLAMENT (09.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - PAS DËSHTIMIT TË ZGJEDHJES SË ARSIM BAJRAMIT NË POSTIN E KTYETARIT, NDËRPRITET SEANCAKoalicionit paszgjedhor nuk i jepet e drejta për të propozuar kandidatin e saj (09.18.2014)
KRISTAQ LUNIKU - ËSHTË TRONDITUR BESIMI TEK BANKA E SHQIPËRISË (Intervistë) (09.18.2014)
LIVE BLOG: SEANCA KONSTITUTIVE (09.18.2014)
QEVERIA RISHIKON BUXHETIN - SYNON TË PËRFUNDOJË 51 PROJEKTE TË MËDHA (09.17.2014)
REPUBLIKA E ILIRIDËS SHPALLET NESËR NË SHKUP (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]