VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN TEK PRESIDENTJA JAHJAGA - NE JEMI SHUMICA, JEMI ZGJIDHJA
Isa Mustafa - Nuk ka si të jetë më gjithpërfshirëse qeveria se kjo që po krijojmë ne

E Enjte, 09.18.2014, 04:43pm (GMT1)



PRISHTINE - Liderët e koalicionit VLAN, sot kanë zhvilluar një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Takimi me presidenten Jahjaga ka ardhur pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Paraprakisht presidentja Jahjaga ka pasur takime edhe me përfaqësues të PDK-së, të komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera pakicë.

Katër liderët e partive, LDK-AAK-Nisma dhe ai i Vetëvendosjes, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, ishin në takim me Presidenten e vendit.

Pas takimit me presidenten, Isa Mustafa tha se kanë prezantuar ofertën e tyre për realizimin e projektit të Bllokut LDK-AAK-NISMA. "Ne e kemi një shumicë që ofron zgjidhje të menjëhershme. Po ashtu, kërkuam që të kufizohet koha e thirrjes së seancës, në mënyrë që deputetët të kërkojnë të drejtën e tyre", ka thënë Mustafa. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pasi që realizimi i pikës së 126 të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar, presin që Bllokut t'i jepet mundësia që të vazhdojnë me realizimin e pikës 127.

Ai tha se kanë prezantuar qëndrimin e Bllokut se është e patolerueshme që një subjekt politik të keqpërdorë situatë.

Të pyetur nëse do të hyjnë në një qeveri gjithëpërfshirëse, Mustafa tha prerazi "˜me ne jo'.

"Me ne jo, qeveria gjithëpërfshirëse është kjo qeveri e cila është me neve këtu e cila ka shumicën dhe ma gjithëpërfshirëse se sa jemi ne dhe ma qeveri stabile se sa ne ofrojmë, ky vend s'ka pasur pas lufte dhe ne këtë ofertë e kemi."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.