VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARAKALIM I STILIT KOMUNIST NË GJIROKASTËR - MORËN PJESË EDHE ISH PRESIDENTI MOISIU DHE ANËTARË TË KABINETIT QEVERITAR

E Enjte, 09.18.2014, 04:51pm (GMT1)



Në  Gjirokastër nostalgjikë të diktatorit komunist Enver Hoxha u shfaqën sot me parulla dhe me një portret të diktatorit në  një ceremoni zyrtare ku morën pjesë ish presidenti i vendit Alfred Moisiu dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar si Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, dhe Bledi Çuçi, .

Ceremoniali për nder të  70 vjetorit të  çlirimit të Gjirokastrës u shoqërua me një tribunë dhe nje  parakalim masiv.

Kjo  formë manifestimi ndiqej gjatë regjimit komunist për festën e punëtorëve më 1 Maj. Mes një grupi veteranësh me shallë të kuq printe një portret i diktatorit Hoxha që sundoi për rreth 40 vite Shqipërinë në një nga regjimet më të egra komuniste të Europës. Së bashku me Portretin  një parullë tjetër  shkruante "Lavdi Enver Hoxhës".

Partia Demokratike e opozitës e dënoi ashpër  manifestimin  dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të këtyre  provokimeve. Organizatorët nuk bënë komente nëse e kishin autorizuar pjesëmarrjen në parakalim të  personave me  simbole të enverizmit.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.