E Premte, 04.26.2024, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LIDHJA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE TAKOHET ME KONGRESMENË AMERIKANË - NË MAQEDONI KA RACIZËM KUNDËR SHQIPTARËVE

E Premte, 09.19.2014, 06:51am (GMT+1)




Lidhja qytetare Shqiptaro-Amerikane organizoi dje një takim për të informuar disa anëtarë të Kongresit amerikan mbi gjendjen në Maqedoni. Takimi u zhvillua ndërkohë që vemendja e Kongresit amerikan është përqendruar te rreziku që përbën ISIS, shteti islamik si dhe te gjendja në Ukrainë."‹"‹

Tre anëtarë me ndikim të Dhomës së Përfaqësuesve, Ed Royce, Ileana Ros-Lehtinen dhe Dana Rohrabacher, morën pjesë në takimin e organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Zonja Ros-Lehtinen, ish-kryetare e komisionit të Dhomës për Marrëdhëniet me Jashtë, e përgëzoi Maqedoninë për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në muajin prill. Ajo tha se megjithëse Maqedonia është një ndër vendet më të varfëra të Evropës Juglindore, ajo ka mundur të arrijë rritje ekonomike të qëndrueshme. Zonja Ileana Ros-Lehtinen, përgëzoi Maqedoninë edhe për faktin që ka ndihmuar me trupa koalicionin ndërkombëtar në Irak dhe Afganistan në të kaluarën. Por ajo tha se do të dëshironte të dëgjonte se ç'mendojnë vetë shqiptarët e Maqedonisë:

"Pres të dëgjoj nga ju se çfarë mund të bëjmë ne në Kongresin amerikan për të nxitur reformat demokratike për të përmirësuar shoqërinë civile dhe si mund të shtojmë tregtinë mes dy vendeve tona."

Por Shirely Cloyes-Dioguardi e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane e shikon ndryshe çështjen. Ajo thotë se tani vemendja e Kongresit amerikan është përqendruar te rreziku që përfaqëson ISIS, dhe kjo mund të bëjë që problemet në Maqedoni të lihen mënjanë dhe të acarohen më tej. Ajo tha se marrëveshja e Ohrit e nënshkruar në vitin 2001 nga SHBA dhe NATO-ja me udhëheqësit e partive shqiptare dhe maqedonase nuk po funksionon.

"Problemi është se janë materializuar vetëm pjesë shumë të vogla të marrëveshjes së Ohrit. Në gjendjen e tanishme ka mjaft racizëm, mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe një sistem gjyqësor të mangët, në dëm të popullatës shqiptare," tha zonja Dioguardi.

Ajo veçoi dënimet me burgim të përjetshëm të dhëna në muajin korrik kundër shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesë peshkatarëve maqedonas. Ky gjyq, tha ajo, u bë pa paraqitur ndonjë dëshmi dhe shërbeu si shkëndijë për revoltën e shqiptarëve në Shkup.

Zonja Dioguardi tha se SHBA duhet të tregojnë më shumë vemendje:

"Maqedonia është në radhë për të hyrë në NATO dhe në BE. Unë nuk shikoj se si mund të ndodhë kjo pa i kushtuar vemendje trajtimit që u bëhet jo-maqedonasve atje. Dhe çështja është se elitat në fuqi atje janë të korruptuara," tha zonja Dioguardi.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga bashkëshorti i saj, ish-kongresmeni Joe DioGuardi, është një organizatë lobiste që punon për çështjet shqiptare dhe përpiqet të ndikojë tek anëtarët e Kongresit amerikan.

Ramazan Hajdini, shqiptar nga shteti Wisconsin, foli për problemet etnike në Maqedoni dhe mori si shembull ku siç tha ai, një familje shqiptare prej 16 anëtarësh në fshatin Radishan, e cila, siç tha ai, ishte sulmuar vazhdimisht nga pjestarë të komunitetit maqedonas.

"Shtëpia e tyre rrethohej, kundër tyre hidheshin sharje me përmbajtje etnike, u thyheshin dritaret. Atyre u kërkohej të iknin nga ai fshat. Nuk e keni vendin këtu, u thuhej, derisa më në fund, ndërhyri qeveria gjermane, e cila u dha viza dhe ata u larguan për në Gjermani," tha zoti Hajdini.

Destan Aliu, shqiptar nga shteti Iowa, tha se shqiptarët në Maqedoni kërkojnë barazi.

"Ajo që ne kërkojmë realisht janë të drejtat e barabarta. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve. Ne kemi 300 mijë shqiptarë ortodoksë që nuk lejohen të flasin shqip. SHBA kanë marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë dhe ato mund të bëjnë shumë," tha zoti Aliu.

Në takim erdhi edhe kongresmeni Ed Royce, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tërhoqi vemendjen që shqiptarët të kenë kujdes radikalizmin.

"Një problem tjetër për shqiptarët është ajo që po del nga shkollat e themeluara nga disa familje të njohura si ajo e bin Ladenit në shtetet e Gjirit Persik. Këto shkolla po prodhojnë një interpretim mjaft radikal (të Islamit). Ato po përpiqen të zëvendësojnë kulturën myslimane vendëse me një pikëpamje që është e huaj për historinë. Kjo po krijon probleme për disa nga miqtë e mi në komunitetin mysliman shqiptar. Ata kanë kërkuar ndihmën tonë për t'u përballur me këtë problem," tha zoti Royce.

Agim Aliçkaj, veprimtar nga New Yorku tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara është me rëndësi.

"Ne kemi edhe probleme me udhëheqjet tona, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ata korruptohen, humbasin ndikimin, zënë një karrige dhe bëjnë para. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë mënjanë, po ashtu edhe Europa. Ne duam që SHBA të përfshihen. Pa përfshirjen e SHBA në atë pjesë të botës asgjë nuk mund të arrihet," tha zoti Aliçkaj.za
--

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Në këtë fotografi nga e majta në të djathtë Gazmend Lleshi, Agim Aliçkaj, Nazim Alimi, Shirley Cloyes-DioGuardi, Sami Jonuzi, Joseph DioGuardi, Luan Bukolla, Marash Nucullaj, dhe Luan Mazreku.

2.Luan Bukolla me kongresistin Tom Reed.


3.
Kjo statujë është një kopje e Statue e "Freedom", që do të thotë, "Liria", nga Thomas Crawford e cila është tipari i kurorëzimit e Kupolës e ndërtesës e Krongresit i Shteteve të Bashkuara.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARAKALIM I STILIT KOMUNIST NË GJIROKASTËR - MORËN PJESË EDHE ISH PRESIDENTI MOISIU DHE ANËTARË TË KABINETIT QEVERITAR (09.18.2014)
VLAN TEK PRESIDENTJA JAHJAGA - NE JEMI SHUMICA, JEMI ZGJIDHJAIsa Mustafa - Nuk ka si të jetë më gjithpërfshirëse qeveria se kjo që po krijojmë ne (09.18.2014)
BIK KËRKON TË MOS POLITIZOHET ARRESTIMI I IMAMËVE (09.18.2014)
EDHE OSBE DËNON KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE NË KOSOVË (09.18.2014)
SHKUP - NEVZAT HALILI SHPALL REPUBLIKËN E ILIRIDËS (09.18.2014)
AMBASADORI AMERIKAN PYET SERBINË PSE PO VJEN PUTINI NË BEOGRAD (09.18.2014)
KUVENDI SHKARKON FULLANIN SI GUVERNATOR - 5 TË MAJTË KUNDËR, RAMA NUK VOTON (09.18.2014)
ISA MUSTAFA - NËSE KRYESUESJA NUK E THËRRET SEANCËN, NE DO TË VEPROJMËMustafa - “PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjasë edhe katër vjet” (09.18.2014)
LAN - JO ZGJEDHJE TË REJA, ZGJIDHJE NË PARLAMENT (09.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - PAS DËSHTIMIT TË ZGJEDHJES SË ARSIM BAJRAMIT NË POSTIN E KTYETARIT, NDËRPRITET SEANCAKoalicionit paszgjedhor nuk i jepet e drejta për të propozuar kandidatin e saj (09.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]