VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NAIM TËRNAVA MERRET NË PYETJE NGA POLICIA

E Premte, 09.19.2014, 06:58am (GMT1)


KTV-ja ka marrë vesh se para valës së dytë të arrestimeve të të dyshuarve për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes ndër-fetare, në mesin e të cilëve ka edhe udhëheqës xhamish, Policia e Kosovës kishte marrë në pyetje edhe myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Kreu i fesë islame në Kosovë në pyetje ishte marrë në ambientet e selisë së BIK-ut të cilën e udhëheq.

Nuk dihet cili ka qenë motivi i kësaj bisede, nëse ai nuk është njoftuar me planet e Policisë për arrestimin e të dyshimtëve.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.