VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTOGRAFITË E 40 MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT'

E Premte, 09.19.2014, 07:56am (GMT1)


Flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, si dhe 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar, janë vendosur sot përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet.

Fotografitë e klerikëve të kohës, një numër i madh priftërinjsh apo edhe besimtarësh të thjeshtë, shoqëruar edhe nga citatet apo fjalët e tyre të fundit përpara se ata të ndërshkoheshin padrejtësisht nga regjimi komunist, dëshmojnë qartë lidhjen e tyre me besimin e kishën, për të cilën ata dhanë jetën.

"Dom Anton Muzaj", "Dom Jak Bushati, "Mark Çuni", "At Luigj Paliq(Palaj), Imzot Frano Gjini, janë disa prej emrave të martirëve të Kishës, që u vendosën në Bulevard nga Ministria e Kulturës.

Meshtarët katolikë, edhe pse të torturuar në format më ç'njerzore , si të varrosur për së gjalli, të zhytur në fuçi me ujë duke ju ngulur thonjtë në fyt, duke ju shqyer gurmazin, apo mjaft formash të tjera makabre, japin qartë mesazhin e qëndresës se si ata nuk u përkulën e as nuk u thyen në asnjë moment nga besimi i tyre në Zot.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.