VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VIZITA E PAPËS, KRYEMINISTRI - BASHKËPUNIM ABSOLUT ME SIGURINË E VATIKANIT, NUK KA ASGJË PËR T'U SHQETËSUAR

E Premte, 09.19.2014, 08:00am (GMT1)


-Kryeministri Edi Rama deklaroi me 18 shtator në mbrëmje në emisionin "Opinion",se nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me sigurinë e Papa Françeskut gjatë vizitës që do të zhvillojë të djelën e 21 shtatorit në Shqipëri.

"Bashkëpunimi ka qënë absolut me sigurinë e Vatikanit, ata kanë një përvojë shumë të fortë në këtë drejtim dhe absolutisht që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar ndërkohë që besoj që shqiptarët do të vijnë nga kudo për ta mirëpritur", deklaroi Rama.

Kryeministri tha se "ditën e djelë, si asnjëherë më parë, Shqipëria do jetë në sytë e të gjthë botës, rreth 120 gazetarë të huaj do të jenë dhe përfytyroni Shqipërinë që në mëndjen e shumë njerëzve është një vend pa lidhje, që do të ekspozojë pjesën e trupit të vet të përgjakur në emër të kishës, besimit dhe lirisë së fesë".

Lidhur me zbukurimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit ", me portretet e 40 martirëve të klerit katolik dhe ortodoks shqiptarë të cilët janë bërë dëshmorë në emër të fesë, Rama tha se janë ide e imja ", ndërsa Vatikani ka nisur procesin e lumturimit të tyre.
Përsa i përket kopjes së "Mesharit" të Gjon Buzukut, shefi i qeverisë shqiptare sqaroi se "Vatikani sjell diçka unikale si dhuratë, një kopje të dixhitalizuar të këtij Meshari. Kopja që sjell Papa Françesku është kloni i Mesharit të Gjon Buzukut".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.