ARRIN MAKINA E PAPËS NË SHQIPËRI
E Premte, 09.19.2014, 08:39am (GMT+1)
DURRËS - Ka mbërritur mëngjesin e sotëm makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës.
Automjeti ka mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe është transportuar me traget të linjës Bari-Durrës. Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, automjeti do të zhvendoset në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas për të qëndruar aty deri ditën e diel, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri.
Papa Françesku do të udhëtojë me këtë automjet drejt Tiranës, për të mbajtur Meshën e Shenjtë në sheshin "Nënë Tereza".
www.voal-online.ch
|