VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KARDINALI PIETRO PAROLIN JEP INTERVISTË NË PRAG TË VIZITËS SË ATIT TË SHENJTË NË SHQIPËRI

E Shtunë, 09.20.2014, 12:34pm (GMT1)



 
Në një intervistë me gazetaren e Qendrës Televizive Vatikanase Barbara Castelli, në prag të vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, u shpreh se "Papa Françesku vendosi të shkojë në Shqipëri për të nënvizuar faktin se ky vend ka zgjedhur të mos e përdorë kurrë fenë si arsye ndeshjesh e përplasjesh".

Kardinali tha se "Shqipëria doli nga dimri i gjatë i izolimit" dhe "mund të japë ndihmesën e vet në procesin e integrimit evropian". Në intervistën e gjatë, që pritet të botohet e plotë nesër në gazetën Osservatore Romano, kujtohet, ndër të tjera, përndjekja e tmerrshme që pësoi Kisha në Shqipëri gjatë diktaturës dhe përmendet tradita e pasur shpirtërore e shqiptarëve. I pyetur për gjendjen aktuale të Kishës në Shqipëri, Sekretari i Shtetit u përgjigj se "Kisha është e re, me shumë të rinj e shumë njerëz që i afrohen fesë". "Martirizimi, që ka karakterizuar jetën e Kishës, - u shpreh kardinali Parolin - është dëshmi të cilën e çmojnë të gjithë, sepse është dëshmia e faljes së përndjekësve".


Teksti vjen nga faqja e internetit http://sq.radiovaticana.va/news/2014/09/19/intervist%C3%AB_e_kardinalit_pietro_parolin_n%C3%AB_prag_t%C3%AB_vizit%C3%ABs_s%C3%AB_atit_t%C3%AB/alb-826114
Radio Vatikani

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.