E Premte, 04.19.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA GATI PËR TË PRITUR PAPA FRANÇESKUN - JA PËRGATITJET PËR VIZITËN E ATIT TË SHENJTË

E Shtunë, 09.20.2014, 07:49pm (GMT+1)



TIRANË - Na ndajnë pak orë nga vizita e Papa Franceskut në Tiranë. Prej 1 muaj kanë nisur përgatitjet për vizitën e tij, ndërsa dje është bllokuar dhe lëvizja e automjeteve përgjatë sheshit "Nënë Tereza", dhe sot përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Ndërkohë pritet bllokimi i disa rrugëve të tjera të kryeqytetit, të cilat lidhen dhe çojnë drejt bulevardit. Rreth mesditës  kane perfunduar dhe të gjitha përgatitjet, në altarin, vendin ku do të mbajë Papa Francesku, meshën e tij të shenjtë.

Sipas raportimeve të gazetarit Mariglen Mërtiri, dekori dhe shtrimi i tapetit të kuq, dhe vendosja e karrigeve të zeza, simbol i flamurit kombëtar, kuq e zi, do të jetë dhe "˜dora e fundit' e të gjitha përgatitjeve. Mësohet se shumë qytetarë, kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, për të parë nga afër të gjitha përgatitjet dhe transformimin e Sheshit "Nënë Tereza", por deri në kordonet e vendosura nga policia.

Papa Francesku mbërrin ditën e nesërme në kryeqytet, ku në orën 11:00 të paradites do të mbajë meshën e tij të shenjtë para mijëra qytetarëve shqiptar, dhe jo vetëm. E gjithë vëmendja e mediave vendase dhe të huaja do të përqendrohen përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Ndërsa 2500 forca policia do të jenë në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Duke filluar nga ora 19:00 të ditës së sotme, ndalohet totalisht qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshit 'Nënë Tereza', Bulevardit "˜Dëshmorët e Kombit' dhe Sheshit Skënderbeji.

27 pika kontrolli
Mësohet se 27 pika kontrolli janë vënë në të gjithë Tiranën, të cilat do ushtrojnë kontrolle ndaj qytetarëve. Ndërkohë, shumë autobusë do ti drejtohen kryeqytetit, të cilët janë vënë në dispozicion për transportin e udhëtarëve, madje Bashkia e Tiranës për të gjithë qytetarët në nevojë, ka mundësuar 5 autobusë falas.

Ndihmë mjekësore për besimtarët
Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për çdo rast kur do të ketë nevojë për bluzat e bardha. Bëhet me dije se gjatë meshës që pritet të mbahet në orën 11:00 të mesditës, janë ngritur çadra të posaçme, të cilat do të ndërhyjnë në çdo rast kur besimtarët do tu duhet ndihma e mjekëve.
 
Programi i Papa Franceskut sipas Konferences Ipeshkvnore
Ora 7:30 Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë
Ora 9:00 Mbëritja në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Tiranës, dhe Pritja Zyrtare nga Kryeministri I Shqipërisë, dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.
Ora 9:30 Ceremonia e Mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, vizitë kortezie Presidentit të Republikës.
Ora 10:00 Takim me autoritetet në Sallën e Pritjes së Presidencës Fjalim i Atit të Shenjtë.
Ora 11:00 Mesha e Shenjtë në Sheshin "Nënë Tereza". Predikimi i Atit të Shenjtë, Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë.
Orën 11:00, Papa Françesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë në sheshin "Nënë Tereza". Do të bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.

Masat e policisë
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Më urdhër të Kryeministrit, është ngarkuar Ministri i Punëve të Brendshme me detyrën e organizimit dhe bashkërendimit të punës së të gjitha institucioneve të përfshira për marrjen e masave të sigurisë gjatë veprimtarive që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri. Në zbatim të këtij urdhri, Ministri i Punëve të Brendshme ka caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi si drejtues i operacionit për sigurinë e vizitës së Papës.

Grupi i Punës për sigurinë e Papës përfshin të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre masave:

* Policia e Shtetit

* Shërbimi Informativ Shtetëror

* Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

* Garda e Republikës,

* Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile

Lëvizja e automjeteve

* Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e datës 20.09.2014 deri në orën 19:00 të datës 21.09.2014 në Sheshin Nënë Tereza, i kufizuar me rrugët "Skerdilajd Llagami" dhe "Abdyl Frashëri".

* Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshi Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej. (Lista e akseve rrugore bashkëngjitur këtij njoftimi).

* Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e datës 20 shtator e deri në ora 20:00 të datës 21 shtator në akset rrugore:

-Bulevardi Dëshmorët e Kombit

-Bulevardi Zogu I

-Bulevardi Zhan D'Ark

-Bulevardi Gjergj Fishta

-Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës - Sheshi Shqiponja Sheshi Skënderbej,

-Rruga e Elbasanit

-Rruga e Kavajës

-Rruga Abdyl Frashëri

-Rruga Sulejman Delvina

-Rruga Muhamet Gjollesha

-Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen Gjykata e Lartë Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.

-Rruga e Dibrës.

-Aksi Unaza e Re Sheshi Shqiponja Ura te Shkolla Teknologjike Rruga e Kavajës.

* Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, pasi krijojnë vështirësi në qarkullim.

* Automjetet e mbyllura, mjete te transportit të mallrave me karroceri të mbyllur do tu nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar.

Lëvizja e automjeteve që do të transportojnë pelegrinët

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Veriu i Shqipërisë do të devijojnë lëvizjen tek Sheshi Shqiponja përmes Unazës së Re, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek "21 Dhjetori" ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Jugu i Shqipërisë do të qarkullojnë përmes aksit Plepa- Ndroq-Kombinat, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek "21 Dhjetori" ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Juglindja e vendit do të kalojnë përmes Unazës së madhe dhe më pas tek Kopshti Zoologjik do të bëhet zbritja e pelegrinëve dhe njëkohësisht parkimi i autobusëve.

* Për automjetet me të cilat do të bëhet transporti i personave me aftësi të kufizuar pjesëmarrës në aktivitetet, parkimi i tyre do të bëhet tek Fakulteti Filologjik.
Lëvizja e autobusëve me pelegrinë do të lejohet deri në orën 08:00. Pas orës 08:00 asnjë autobus nuk do të lejohet të hyj në qytet.

Lëvizja e qytetarëve që do të marrin pjesë në aktivitet

* Në të gjithë perimetrin që rrethon Sheshin Skënderbej, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Nënë Tereza janë vendosur 27 pika kontrolli, ku do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje.

* U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni që të kalojnë përmes këtyre pikave të kontrollit. Nëse tentojnë të kalojnë jashtë këtyre pikave do të shoqërohen në Komisariatet e policisë.

* Personat që do të marrin pjesë në ceremoni me ftesa, bashkëngjitur ftesës duhet të kenë edhe kartën e identitetit. Nga ana e policisë do të bëhet kontrolli me listat përkatëse në pikat e kontrollit dhe nuk do të lejohen personat që nuk kanë kartat e identitetit. Personat që kanë ftesë por nuk do të figurojnë në listat që ka Garda apo Policia e Shtetit në pikat e kontrollit do të shoqërohen në ambientet policore.

Lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fshatit Bubq

* Aksi rrugor në drejtim të Rinasit do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në orën 10:30.

* Të gjitha akset rrugore në drejtim fshatit Bubq do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në ora 19:00.

* Aksi Bubq Rinas do të jetë i bllokuar nga ora 17:00 deri në 20:30.

* Qytetarëve që kanë lëvizje drejt aeroportit u kërkohet që të shfrytëzojnë hapësirat jashtë këtyre harqeve kohore për shkuar në Rinas.

Këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni

* Qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni të evitojnë veshjet e rënda, pasi nga policia do të ketë kontrolle trupore.

* Nuk duhet të kenë me vete çanta shpine apo valixhe të ndryshme.

* Të mos mbajnë sende të forta apo objekte të tjera që mund të jenë të dyshimta për forcat e policisë.

* Nuk do të lejohet mbajtja e shisheve të qelqit. Rekomandohet përdorimi i shisheve plastike për ujë apo pije të tjera freskuese.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për të garantuar siguri maksimale për vizitën e Papës duke telefonuar policinë në numrin 129 për të gjitha rastet kur ata do të konstatojnë diçka të dyshimtë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITA E PAPËS NË TIRANË KOMENTOJNË STUDIUESIT ROMEO GURAKUQI DHE TONIN GJURAJ (09.20.2014)
KARDINALI PIETRO PAROLIN JEP INTERVISTË NË PRAG TË VIZITËS SË ATIT TË SHENJTË NË SHQIPËRI (09.20.2014)
PROGRAMI I SHTEGTIMIT APOSTOLIK TË PAPËS FRANÇESKU NË SHQIPËRI (09.20.2014)
JAKUP KRASNIQI KËRKON ÇLIRIMIN E KUVENDIT (09.20.2014)
VIZITA E PAPËS SHTON KOLONAT NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI (09.20.2014)
MAQEDONI - RRITET NUMRI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE (09.20.2014)
EVAKUOHET SHTËPIA E BARDHË - NJË PERSON KAPËRCEN GARDHIN (09.20.2014)
PRISHTINË - 30 DITË PARABURGIM PËR IMAMËT E ARRESTUAR (09.19.2014)
ARRIN MAKINA E PAPËS NË SHQIPËRI (09.19.2014)
VIZITA E PAPËS, KRYEMINISTRI - BASHKËPUNIM ABSOLUT ME SIGURINË E VATIKANIT, NUK KA ASGJË PËR T'U SHQETËSUAR (09.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]