VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK DO TË VONOJË NJOHJA E KOSOVËS NGA VATIKANI

E Shtunë, 09.20.2014, 07:54pm (GMT1)



Vizita e Atit të Shenjtë Papa Francesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan. Është njohje për trashëgiminë krishtere e evropiane.

Kështu ka bindjen Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ardhjen e Papa Franceskut në tokën shqiptare, Hoxhaj e ka parë edhe si vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

"Kosova i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugosllavisë", ka shkruar Hoxhaj në Facebook. "Ne i jemi falënderues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë. Disa here kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet", ka shkruar Hoxhaj, pa dhënë ndonjë detaj tjetër.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.