E Premte, 04.19.2024, 01:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA PRET SOT PAPA FRANÇESKUN - NË SHESHIN 'NËNË TEREZA' PELEGRINË NGA E GJITHË HAPËSIRA SHQIPTARE NË BALLKAN

E Djelë, 09.21.2014, 07:17am (GMT+1)



TIRANË - Më pak se një orë i ndan shqiptarët nga vizita historike e Atit të Shenjtë, Papa Françesku i cili vjen në token shqiptare për të bekuar shqiptarët. Ai është nisur rreth ores 7:30 nga aeroporti i Fiumicinos, në Romë.

Papa Françesku zgjodhi për të filluar vizitën e tij në Evropë një vend si Shqipëria. Ati i Shenjtë zgjodhi Tiranën më shumë se sa një nga kryeqytetet e mëdha, për të përgëzuar një kishë në rritje pas një diktature të tmerrshme dhe një dialog kombëtar të qetë mes feve.

Vizita do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren. Kjo ditë, historike për gjithë shqiptarët do të përfundojë në një qendër sociale, "Bethanie", rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë jetimë handikapatë.

Vizita e tij është një bekim i madh sot për cdo shqiptar, të cilët Papa i ka përshkruar si "njerëz që kanë ditur të ndërtojnë një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve, ortodoksve dhe katolikve, me një këshill ndërfetar të ekuilibruar". Prania e tij këu do shërbejë për t'i thënë gjithë popujve se mund të punohet së bashku.

Pra një mesazh për Evropën, e tunduar nga islamofobia dhe Lindja e Mesme e tronditur nga luftërat ndërfetare. Papa do të takohet gjithashtu me krerët e feve të tjera, ortodoksë, protestantë, mysliman, bektashinj dhe hebrenj.

Papa Françesku niset për në Shqipëri


Ora 07:30- I hipur mbi një makinë, tip "Ford", me targa SCV, papa Françesku iu drejtua sot aeroportit të Fiumicinos për t'u nisur për në Shqipëri, vizita e tij e parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Përpara se të hipte në avionin, tip "Airbus A321", i kompanisë "Alitalia", papa Bergoglio u përshëndet personalisht me të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë. Pasi u përshëndet edhe me gazetarët dhe fotoreporterët, të vendosur rreth 100 metra larg avionit, gjithmonë me çantën e tij të zezë në dorën e majtë, papa Françesku hipi në avionin e pagëzuar "Piazza della Signoria Gubbio"./



Besimtarë nga i gjithë Ballkani në Tiranë për Papën

Ora 07:30- Mijëra besimtarë të krishterë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Ballkani janë nisur me autobusë prej orëve të para të mëngjesit për të pritur dhe përshëndetur Papa Françeskun në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet.

Rreth 2000 qytetarë të Kosovës kanë kaluar pikën kufitare të Morinës. Po në këtë pikë kufitare kanë kaluar edhe sy autobusë me ushtarë të KFOR-it. 3 autobusë me rreth 250 besimtarë janë nisur nga qyteti i Fierit, rreth 280 besimtarë janë nisur nga Berati ndërsa 4 autobusë me besimtarë janë nisur nga qyteti i Durrësit. 200 autobusë me besimtarë janë nisur nga i gjithë Qarku i Lezhës. Ati i Shenjtë pritet të zbresë në tokën shqiptare në orën 09:00.

Dom Gjergj Meta: Lutjet e besimtarëve do lexohen nga një i verbër e një vajzë rome
Ora 07:00- Shefi i zyrës së shtypit për vizitën e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta bëri me dije detajet e fundit për pritjen e Papës. Ndërsa ripërmendi pikat kryesore të axhendës së vizitës njëditore të Papës në Shqipëri, Dom Gjergj Meta tha se leximet gjatë meshës do të lexohen nga dioqeza të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa lutjet e besimtarëve do të lexohen nga një person i verbër dhe nga një vajzë romë. Leximet do të jenë nga Ungjilli, fjalimi misionar i Lukës, si dhe letra e Shën Palit. Ai bëri të ditur edhe detaje për meshën që do të mbahet në sheshin "˜Nënë Tereza". "Në meshë do të lexohet libri i "Daljes" dhe letra drejtuar "Romakëve", - u shpreh Dom Gjergj Meta. Më tej ai sqaroi se pas meshës Papa do të takojë Ipeshkvijtë dhe krerët fetarë. Ai theksoi se ditën e sotme vizita e Papës do të ndiqet me regji qendrore përmes satelitit të RTSH. Lëvizjet e mediave sqaroi ai do të jenë të kufizuara. Dom Gjergj Meta theksoi se Papa vjen në Shqipëri për inkurajim. Sikundër është bërë e ditur sot në ora 16:00 në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë, duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DO TË VONOJË NJOHJA E KOSOVËS NGA VATIKANI (09.20.2014)
SHQIPËRIA GATI PËR TË PRITUR PAPA FRANÇESKUN - JA PËRGATITJET PËR VIZITËN E ATIT TË SHENJTË (09.20.2014)
VIZITA E PAPËS NË TIRANË KOMENTOJNË STUDIUESIT ROMEO GURAKUQI DHE TONIN GJURAJ (09.20.2014)
KARDINALI PIETRO PAROLIN JEP INTERVISTË NË PRAG TË VIZITËS SË ATIT TË SHENJTË NË SHQIPËRI (09.20.2014)
PROGRAMI I SHTEGTIMIT APOSTOLIK TË PAPËS FRANÇESKU NË SHQIPËRI (09.20.2014)
JAKUP KRASNIQI KËRKON ÇLIRIMIN E KUVENDIT (09.20.2014)
VIZITA E PAPËS SHTON KOLONAT NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI (09.20.2014)
MAQEDONI - RRITET NUMRI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE (09.20.2014)
EVAKUOHET SHTËPIA E BARDHË - NJË PERSON KAPËRCEN GARDHIN (09.20.2014)
PRISHTINË - 30 DITË PARABURGIM PËR IMAMËT E ARRESTUAR (09.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]