E Martë, 04.23.2024, 12:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA PRET PAPA FRANCESKUN - PAPA PREK TOKËN SHQIPTARE - KRYEMINISTRI RAMA I DHURON KUPËN ME DHEUN SHQIPTAR -

E Djelë, 09.21.2014, 08:16am (GMT+1)








IMG_2969



TIRANË- Ati i Shenjtë, Papa Françesku prek tokën shqiptare për të bekuar njerëzit e saj. Papa i të thjeshtëve zgjodhi për të filluar vizitën e tij në Evropë një vend si Shqipëria. Ati i Shenjtë zgjodhi Tiranën më shumë se sa një nga kryeqytetet e mëdha, për të përgëzuar një kishë në rritje pas një diktature të tmerrshme dhe një dialog kombëtar të qetë mes feve.

Redaksia e 'BalkanWeb', 'News 24', 'Gazeta Shqiptare' dhe 'Radio Rash' i urojnë mirëseardhjen Papa Françeskut!

 Ndërsa në orën 11.00, Shqipëria do të jetë në vëmëndjen e mediave botërore për të transmetuar direkt Meshën e Shenjtë që do të mbajë Ati i Shenjtë nga Sheshi Nënë Tereza.

Vizita do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren. Kjo ditë, historike për gjithë shqiptarët do të përfundojë në një qendër sociale, "Bethanie", rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë jetimë handikapatë. 

Vizita e tij është një bekim i madh sot për cdo shqiptar, të cilët Papa i ka përshkruar si "njerëz që kanë ditur të ndërtojnë një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve, ortodoksve dhe katolikve, me një këshill ndërfetar të ekuilibruar". Prania e tij këu do shërbejë për t'i thënë gjithë popujve se mund të punohet së bashku. Pra një mesazh për Evropën, e tunduar nga islamofobia dhe Lindja e Mesme e tronditur nga luftërat ndërfetare. Papa do të takohet gjithashtu me krerët e feve të tjera, ortodoksë, protestantë, mysliman, bektashinj dhe hebrenj. 

Ky udhëtim i Papa Françeskut ndodh 21 vite pas vizitës historike dhe të paharrueshme të bërë nga Papa Shën Pali i II, më 25 prill 1993, në agimin e asaj "dite të re" që për Shqipërinë, pas rënies së komunizmit, shënoi hapjen e demokracisë, të lirisë fetare dhe të të gjitha të drejtave themelore të burrit dhe të gruas. Eshte udhëtimi i katërt i Tij ndërkombëtar që kur u zgjodh Ipeshkëv i Romës më 13 mars 2013.

Rama i dhuron Papës kupën e dheut të tokës së shqiptarëve
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA PRET SOT PAPA FRANÇESKUN - NË SHESHIN 'NËNË TEREZA' PELEGRINË NGA E GJITHË HAPËSIRA SHQIPTARE NË BALLKAN (09.21.2014)
NUK DO TË VONOJË NJOHJA E KOSOVËS NGA VATIKANI (09.20.2014)
SHQIPËRIA GATI PËR TË PRITUR PAPA FRANÇESKUN - JA PËRGATITJET PËR VIZITËN E ATIT TË SHENJTË (09.20.2014)
VIZITA E PAPËS NË TIRANË KOMENTOJNË STUDIUESIT ROMEO GURAKUQI DHE TONIN GJURAJ (09.20.2014)
KARDINALI PIETRO PAROLIN JEP INTERVISTË NË PRAG TË VIZITËS SË ATIT TË SHENJTË NË SHQIPËRI (09.20.2014)
PROGRAMI I SHTEGTIMIT APOSTOLIK TË PAPËS FRANÇESKU NË SHQIPËRI (09.20.2014)
JAKUP KRASNIQI KËRKON ÇLIRIMIN E KUVENDIT (09.20.2014)
VIZITA E PAPËS SHTON KOLONAT NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI (09.20.2014)
MAQEDONI - RRITET NUMRI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE (09.20.2014)
EVAKUOHET SHTËPIA E BARDHË - NJË PERSON KAPËRCEN GARDHIN (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]