VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI NISHANI PAPA FRANCESKUT: MES NESH NUK KA DISKRIMINIM DHE INTOLERANCË

E Djelë, 09.21.2014, 09:31am (GMT1)


Presidenti i Republikës uroi mirësjeardhjen Papa Franceskut përmes një fjalimi që po e mban në Presidencë ku ndodhen edhe personalitetet e larta të shtetit por dhe përfaqësues të opozitës.

"Të gjithë njëzëri ju thonë mirëseredhët në Shqipëri. Faleminderit që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Europë. Cdo bashkëkombas i imi dhe unë  identifikoj veç mirënjohje për ju shenjtëri. Ati i Shenjtë, ne shqiptarët jemi një popull i vjetër dhe kemi një gjuhë po aq të rrënjosur e përbashkuese, tradite e zakone të njëjta por i falemi Zotit në mënyrë të ndryshme. Këtë akt e kemi bërë gjithëmonë në paqe e në harmoni me njëri tjetrin." tha Nishani.


Presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen Papës, dhe e cilësoi këtë vizitë një ngjarje të madhe historike për vendin dhe gjithë shqiptarët.

Me mirënjohje, Nishani falënderoi Papën për zgjedhjen e Shqipërisë, si vendin e parë në Evropë për ta vizituar. Ai theksoi një nga elementet më të rëndësishëm që spikat në Shqipëri, që është dhe toleranca fetare, por edhe mikpritja shqiptare.

Nishani tha se në Shqipëri është e njohur shprehja "shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, ndaj sot, ajo është dy herë e juaja".

"Mes nesh nuk ka diskriminim dhe intolerancë, por respekt të plotë mes komuniteteve fetare", u shpreh Nishani.

Presdinti kujtoi vizitën e parë të një figure të madhe të krishterimit si ajo e Gjon Palit të dytë, i cili erdhi në Shqipëri për të bekuar vendin që kish vuajtur nga një regjim atesit:

"Kemi marrë prej jush një zë shprese, një horizont lirie. Në memorien time është skalitur kujtimi i papa Gjon Palit të 2-të që thirri fuqishëm kundër dhunës ateiste. Ky burrë i ndritur erdhi në Shqipëri për të bekuar dhe frymëzuar një popull të vuajtur e për të nxitur dhe më tej harmoni", u shpreh kreu i vendit.

Në fjalën e tij të parë publike në Shqipëri, Papa u bëri thirrje shqiptarëve që të ruajnë këtë vlerë të harmonisë fetare, në një kohë të vështirë për bashkëjetesën fetare, si ajo në të cilën po përballen popujt në Siri dhe Irak.

"Të falënderoj për ftesën  që më bëre për të vizituar këtë vend që quhet toka e shqiponjave. Faleminderit edhe për mikpritjen.  Harmonia fetare është një pasuri që duhet ta ruani. Besimi reciprok mes katolikëve dhe myslimanëve është një vlerë e çmuar për vendin dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohëra kur grupe ekstremiste  po dhunojnë vlerën e bashkëjetesës fetare", tha ati i shenjtë.


WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.