E GJITHË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT E PRESIN ME KRAHË HAPUR PAPA FRANESKUN
E Djelë, 09.21.2014, 10:00am (GMT+1)
Gjithë Shqipëria i bën pritje të jashtëzakonshme Papa Françeskut. Papa me makinë të zbuluar i pritur mrekullisht nga shqiptarët me 70 % myslimanë, duke e bërë Papa Françeskun që ta zgjasë turin me makinë midis popullësisë, e cila e ka stërmbushur gjithë Bulevardin dhe Sheshin Nënë Tereza ku do të mbahet mesha. Kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha anët, nga diaspora e kudo në Tiranë të mirëpresin Papa Franceskun.. Problemi është se duhet të respektohet axhenda e cila është shumë e ngjeshur brënda këtyre 11 orëve sa parashikohet vizita e Atit të Shenjtë. Por ajo që thuhet është se e gjithë Shqipëria dhe Shqipëtarët e kanë pritur me krahë hapur Papa Françeskun.