TIRANË,
21 Shtator/ATSH/.- "Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe
në Kombin tuaj", tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin
"Nënë Tereza", të mbushur si asnjëherë nga mijëra qytetarë.
Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e
gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të
botës.
Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për
të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të
dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një
numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë
të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që
i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.
Pjesëmarrësit kanë zënë vend në shesh që prej orëve të para të mëngjesit.
Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza
Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret
shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të
kumtuar mbretërinë e Hyjit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e
dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon
menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit
për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë
dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje
plot kuptim"Paqe në këtë shtëpi". Nuk është thjesht përshëndetje, është
edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët
të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të
këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë
përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në
Kombin tuaj.
Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e
bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i
ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të
pagëzuar për ti'a u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë
shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e
Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të
largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve
e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.
Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria , bënin ç'ështe e mundur që të
dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën
nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori
dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në
kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe troejt e Shqipërisë së
sotme.
Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të
persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund
të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë
rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk
munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen
e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por
vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë
atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të
katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë
lulen e lutjes e të kujtimit.
Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t'ju mbajtur
në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë
shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që
Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t'ju kujtojë
gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që
nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të
vështira.
Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e
protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në
popullin e Hyjit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta
kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për
të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë:
për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më
të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t'ju jap zemër e ta
përforconi shpresën në ju e rreth jush: t'i vini në lëvizje breznitë e
reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat
Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë
ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep
kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.
Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve
e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t'i jepni hov të ri veprimtarisë
baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në
gjirin e shoqërisë.
Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t'i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e
dhurimit të vetvetes për t'i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë
burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e
besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për
Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t'i
mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të
lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!