E Enjte, 04.25.2024, 09:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MEDIA NDËRKOMBËTARE HAPËSIRË TË GJERË VIZITË SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI

E Djelë, 09.21.2014, 11:33am (GMT+1)


Kryeministri Edi Rama priti Papa Franceskun

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Media ndërkombëtare i ka kushtuar sot një hapësirë të gjerë vizitës së papa Françeskut në Shqipëri. Veçorinë e të gjitha lajmeve nga Shqipëria lidhur me vizitën e Atit të Shenjtë e përbën fakti se në këtë udhëtim pastoral, kreu i Vatikanit nënvizoi harmoninë mes besimeve fetare në vendin e vogël ballkanik.

Më poshtë vijojnë konstatimet e disa prej mediave kryesore të botës:

"DEUTSCHE WELLE" Papa Françesku mbërriti sot në Shqipëri, në vizitën e dytë papnore në këtë vend, pas asaj të papa Gjon Palit II, në vitin 1992, një vit pas rënies së regjimit komunist në vendin ballkanik.

Masat e sigurisë për vizitën e papës janë tepër të larta, ndërkohë që Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka garantuar ruajtje maksimale me dislokimin e 2 500 policëve dhe 29 pika të kontrollit në kryeqytetin e vendit në Tiranë.

ANSA Bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare në Shqipëri është një shenjë e bukur për botën, deklaroi sot papa Françesku në përshëndetjen për gazetarët, ndërkohë që ishte në fluturim e sipër nga Roma për në Tiranë.

"Shqipëria është një vend që ka vuajtur shumë", nënvizoi papa. "Sidoqoftë, ajo arriti të gjejë paqen përmes besimeve të ndryshme. Dhe kjo është një shenjë e admirueshme për botën, për paqen dhe ekuilibrin në favor të qeverisjes", theksoi papa Françesku.

"IL CORRIERE DELLA SERA" Përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës janë vendosur fotografitë e 40 martirëve të regjimit komunist, të cilët do të shenjtërohen së shpejti.

Tashmë kohët kanë ndryshuar dhe pranë "Opera"-s, me një pankartë ku lajmëron shfaqjen e "Traviata"-s, një kishë dhe një xhami ngrihen pranë njëra-tjetrës dhe papa Françesku do të ecë përmes mijëra njerëzve. Fjalët e para të papa Françeskut janë "në këtë tokë heronjsh dhe martirësh".

AFP Papa Françesku mbërriti sot në Shqipëri për një vizitë njëditore, në këtë vend ballkanik që drejtohet nga një koalicion mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve.

Papa kërkon të paraqesë bashkekzistencën paqësore fetare në këtë vend si model edhe për evropianët. Avioni i Atit të Shenjtë mbërriti në aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, ku Papa u prit nga kryeministri Edi Rama, një katolik edhe vetë ai.

Dhjetëra mijëra persona janë të pranishëm në qendër të Tiranës, në sheshin "Nënë Tereza" ku Ati i Shenjtë do të mbajë një meshë.

"LE FIGARO" Sapo mbërriti në Tiranë, Papa Françesku vlerësoi marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve. Tema e tolerancës mes feve do të jetë lajtmotivi i vizitës së parë në Evropë të papa Françeskut.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU, TË RINJVE - KËSHTU DO TË NDËRTONI NJË SHQIPËRI MË TË MIRË DHE NJË BOTË MË TË MIRË (09.21.2014)
ATMOSFERË FESTIVE NË SHESHET E TIRANËS - ATI I SHENJTË SHPALLET 'QYTETAR NDERI' (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU MBAN MESHËN E SHENJTË: NGA FJALA E ATIT TË SHENJTË: PAQE NË KOMBIN TUAJ:UROJ QË SHQIPONJA T'JU KUJTOJË SHPRESËN (09.21.2014)
ATI I SHENJTË TË PRESIDENCË: ASKUSH NUK MUND TA PËRDORË FENË SI SKUDË PËR TË USHTRUAR DHUNË -  LIRIA FETARE DHE E SHPREHJES TË MENDIMIT KUSHT PARAPRAK PËR ZHVILLIMIN E VENDIT - BASHKËJETESA FETARE SHEMBULL FRYMËZIMI (09.21.2014)
E GJITHË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT E PRESIN ME KRAHË HAPUR PAPA FRANESKUN (09.21.2014)
SHQIPËRIA PRET PAPA FRANÇESKON: ATI I SHENJTË MBAN FJALËN NË PRESIDENCË: SHQIPËRIA VEND QË FRYMËZON (09.21.2014)
PRESIDENTI NISHANI PAPA FRANCESKUT: MES NESH NUK KA DISKRIMINIM DHE INTOLERANCË (09.21.2014)
KUPA ME DHEUN SHQIPTAR QË I DHUROI PAPA FRANÇESKUT KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË​, JA SE ÇFARË ËSHTË E SHKRUAR NË TË (09.21.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI - ATI I SHENJTË PRITET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI DHE AUTORITETET SHQIPTARE (09.21.2014)
SHQIPËRIA PRET PAPA FRANCESKUN - PAPA PREK TOKËN SHQIPTARE - KRYEMINISTRI RAMA I DHURON KUPËN ME DHEUN SHQIPTAR - (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]