VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZËRI I AMERIKËS - PAPA FRANÇESKU, VIZITË HISTORIKE NË SHQIPËRI

E Djelë, 09.21.2014, 02:22pm (GMT1)



Papa Françesku është në Shqipëri për vizitën e tij të parë në një vend evropian jashtë Italisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij pritën Papën në aeroportin e Tiranës.

Udhëheqësi i një miliard katolikëve të botës drejtoi Meshën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.  Ai u tha pjesmëarrësve në Meshë - "Frymëzohuni nga bashkëjetesa fetare e shqiptarëve". Papa Françesku u takua edhe me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe do të vizitojë një jetimore.

Papa Françesku tha se Shqipëria është një vend i vogël që ka "qenë i sukseshëm në gjetjen e paqes" mes besimeve të ndryshme.

Shqipëria, një shtet ish-komunist, tani është një model i bashkëjetesës ndërfetare.
Portrete të mëdha të priftërinjve katolikë dhe murgeshave që janë persekutuar gjatë komunizmit ishin vendosur në Shehin Nënë Tereza.

Ringjallja e katolicizmit në Shqipëri është pjesërisht për shkak të popullaritetit të Nënë Terezës, e cila ka lindur në Maqedoni, por ishte me origjinë shqiptare.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.