VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU DHURON MESHARIN E GJON BUZUKUT

E Djelë, 09.21.2014, 02:39pm (GMT1)



TIRANË, 21 Shtator /ATSH Papa Françesku gjatë vizitës që po zhvillon në Shqipëri ka shëkmbyer edhe disa dhurata me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani

Gjatë takimit që pati me Papa Françeskun, Presidenti Nishani i bëri Atit të Shenjtë dhuratë një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare, të shoqeruar me citatin "Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!"


Ndersa Papa Francesku i dhuroi Presidentit Nishanit një kopje dixhitale të Mesharit të Gjon Buzukut, që do t'i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare.

 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.