VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZËDHËNËSI I VATIKANIT AT LOMBARDI NË TAKIM ME GAZETARËT ZBARDHI DETAJE NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

E Djelë, 09.21.2014, 03:41pm (GMT1)



TIRANË, 21 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Zëdhënësi i Vatikanit, At Frederico Lombardi, në një deklaratë për media pas përfundimit të meshës së shenjtë që mbajti Papa Françesku, zbardhi detaje për gazetare shqiptarë dhe të huaj.  Detaji i parë lidhej me atë çka shkroi Ati i Shenjtë gjatë vizitës së tij në Presidencë.

"Popullit fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim për dëshminë e tij dhe vëllazërinë në çuarjen para të vendit", ka shkruar Papa Françesku. Në fund të mesazhit ai ka hedhur edhe firmën e tij, Françesko.

Lombardi theksoi se Papa gjatë vizitës vuri re tre gjëra. "E para kishte të bente me moshën mesatare të popullsisë shqiptare, ndaj sipas tij, Papa iu drejtua të rinjve.

Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte edhe simboli I shqiponjës. "Papa thoshte shqiponja fluturon larg, por kthehet në folenë e saj. Kete e bëri edhe në fund të Opelisë kur tha që mos e harroni folenë, fluturoni larg, por mos harroni origjinën", u shpreh Lombardi.

Ndërsa një element i rëndësishëm që i ka bërë përshtypje Papa Françeskut ka qenë njohja me Nënë Terezën. "Papa e njohu Nënë Terezën në Sinodin e "˜93-it në Sinodin e Ipeshkve. Nënë Tereza ishte e ftuar nga Papa dhe qëndronte pas tij. Admironte forcën, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj, e cila nuk impresionohej nga Asambleja e Ipeshkëve. Ai bëri dhe një batutë të vogël: "Do kisha pasur frikë nëse do kishte qenë superiorja ime". Kjo ishte me humor dhe kjo tregon që Papa është me humor në këtë vizitë", u shpreh zëdhënësi i Vatikanit.

Përsa i përket dhurimit që Ati i Shenjtë i bëri Presidentit, aji ishte libri "Meshari" i  Gjon Buzukut, ndërsa Presidenti i Republikës i dhuroi Atit një portret të argjëndë të Papa Klementit të 11-te nga familja Albani, me prejardhje shqiptari si dhe një shkrim ku citohej "Shtëpia e shqiptarëve i përket Zotit dhe mikut".

Ndër të tjera, Lombardi ka dhënë detaje lidhur me numrin e besimtarëve dhe peligrinëve në sheshin "Nënë Tereza".

Sipas zëdhënësit të Vatikanit, përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe në sheshin "Nënë Tereza" përshëndetën Papa Françeskun 250-300 mijë pelegrinë. /a.ke/

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.