E Martë, 04.23.2024, 10:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAPA FRANÇESKU KRERËVE TË BESIMEVE FETARE - TË NDJEHENI TË BASHKUAR NË SHËRBIM TË ATDHEUT TUAJ TË SHTRENJTË (Tekst i plotë)

E Djelë, 09.21.2014, 04:02pm (GMT+1)



Të dashur miq,
Jam vërtet i gëzuar për këtë takim, ku janë mbledhur përgjegjësit e besimeve fetare kryesore të pranishme në Shqipëri. Përshëndes me respekt të thellë secilin prej jush dhe bashkësitë që përfaqësoni; e falenderoj nga zemra imzotin Massafra për fjalët e tij, me të cilat paraqiti dhe hapi takimin. Është e rëndësishme që jeni këtu së bashku: është shenjë e dialogut që jetoni ditë për ditë, duke u përpjekur të lidhni me njëri-tjetrin marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror, për të mirën e mbarë shoqërisë.

Për fat të keq, Shqipëria ka qenë dëshmitare e dhunës dhe e dramave që mund të shkaktojë përjashtimi përdhuni i Hyjit nga jeta vetjake dhe shoqërore. Kur, në emër të një ideologjie, synohet përjashtimi i Hyjit nga shoqëria, arrijmë të adhurojmë të tjerë idhuj e shumë shpejt edhe vetë njeriu përhumbet, i nëpërkëmbet dinjiteti e i dhunohen të drejtat. Ju e dini mirë çfarë mizorie mund të shkaktojë mohimi i lirisë së ndërgjegjes e i lirisë fetare dhe si, nga të tilla plagë, natyra njerëzore varfërohet gjer në palcë, sepse i mungon shpresa dhe pikësynimet ideale.

Një ndër rrjedhojat pozitive të ndryshimeve që filluan në vitet '90 të shekullit të shkuar është edhe krijimi i kushteve për liri të mirëfilltë fetare. Kjo i krijoi secilës bashkësi kushtet të rigjallërojë traditat, të cilat nuk ishin shuar asnjëherë, pavarësisht nga përndjekjet e egra, dhe bëri të mundur që të gjithë të japin ndihmesën e vet në dobi të rindërtimit moral të vendit, para atij ekonomik, duke u mbështetur tek bindjet fetare përkatëse.

Në të vërtetë, sikurse pati pohuar Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri më 1993, "liria fetare [...] nuk është vetëm dhuratë e çmuar e Zoti për ata që kanë hirin e fesë: ajo është dhuratë për të gjithë, sepse është garancia që qëndron në themel të çdo shprehjeje tjetër të lirisë [...] Asgjë më shumë se feja nuk na kujton se, po të kemi një krijues të vetëm, jemi edhe vëllezër, të gjithë! Liria fetare është mburojë kundër të gjithë totalitarizmave dhe ndihmesë vendimtare për vëllazërinë njerëzore" (Mesazhi drejtuar kombit shqiptar 25 prill 1993).

Por, duhet të shtojmë menjëherë: "Liria e vërtetë fetare i shmanget tundimit të mostolerancës e të sektarizmit dhe mbështet qëndrimet e respektit dhe të dialogut konstruktiv" (po aty). Nuk mund të mos e pranojmë se mungesa e tolerancës ndaj atij që ka bindje fetare të ndryshme nga tonat është armik posaçërisht tinëzar, që sot, fatkeqësisht, po shfaqet në rajone të ndryshme të botës. Si besimtarë, duhet të jemi veçanërisht syhapur, që shpirti fetar dhe etika, të jetuara me bindje dhe të dëshmuara me pasion, të shprehen gjithmonë me sjellje të denja për misterin që duan të nderojnë, duke i përjashtuar me vendosmëri si të pavërteta, sepse të padenja për Hyjin e për njeriun, të gjitha ato forma që përfaqësojnë përdorimin e shtrembër të fesë. Feja e vërtetë është burim paqeje e jo dhune! Askush nuk mund ta përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është sakrilegj i madh! Të diskriminosh në emër të Hyjit është çnjerëzore.

Nga kjo pikëpamje, liria fetare nuk është një e drejtë që mund të garantohet vetëm me anë të sistemit ligjor në fuqi, gjithashtu i domosdoshëm: është hapësirë e përbashkët, mjedis ku mbizotëron respekti e bashkëpunimi, që duhet realizuar me pjesëmarrjen e të gjithëve, edhe të atyre që nuk kanë asnjë besim fetar. Më lejoni të paraqes dy qëndrime, që mund të jenë veçanërisht të dobishme për zhvillimin e kësaj lirie themelore.

I pari është ai, sipas të cilit shohim tek çdo burrë e grua, edhe tek ata që nuk i përkasin traditës sonë fetare, jo kundërshtarë, aq më pak armiq, por vëllezër e motra. Kush është i sigurt për bindjet e veta, nuk ka nevojë të imponohet, të ushtrojë trysni tek të tjerët: e di se e vërteta ndryn në vetvete forcën rrezatuese. Të gjithë, në fund jemi, shtegtarë mbi këtë tokë, e në këtë udhëtim, ndërsa dëshirojmë me gjithë shpirt të vërtetën dhe amshimin, nuk jetojmë si qenie të mëvetësishme dhe të vetëmjaftueshme, as si individë, as si grupe kombëtare, kulturore apo fetare, por varemi nga njëri-tjetri, i jemi besuar kujdesit të të tjerëve. Çdo traditë fetare, nga brendia e vet, duhet të jetë në gjendje të japë llogari për ekzistencën e tjetrit.
Qëndrimi i dytë është angazhimi në dobi të së mirës së përbashkët. Kur pjesëmarrja në traditën fetare përkatëse shërben si frymëzim për t'i shërbyer mbarë shoqërisë me më shumë bindje, me më shumë bujari e pa interes, aty gjendet ushtrimi i vërtetë i lirisë fetare dhe thellimi i saj. Ajo, atëherë, nuk shfaqet vetëm si hapësirë e autonomisë së kërkuar me të drejtë, por si një mundësi e fuqishme, që e pasuron familjen njerëzore, me ushtrimin e saj të mëtejshëm. Sa më shumë të jemi në shërbim të të tjerëve, aq më shumë jemi të lirë.

Le të shikojmë përreth nesh: sa nevoja kanë të varfrit, sa nevojë kanë shoqëritë tona të gjejnë ende udhët për tek drejtësia sa më e përhapur shoqërore, drejt zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës! Sa shumë ka nevojë shpirti njerëzor të mos e humbë kuptimin e thellë të përvojave të jetës dhe të rigjejë shpresën! Në këto fusha veprimi, burra e gra të frymëzuar nga vlerat e traditave të veta fetare mund të japin një ndihmesë të rëndësishme, madje të pazëvëndësueshme. Ky është një truall veçanërisht pjellor edhe për dialogun ndërfetar.

Të dashur miq, ju bëj thirrje ta mbani dhe ta thelloni traditën e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbimin ndaj atdheut tuaj të shtrenjtë. Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta dhe të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet njerëzve me përkatësi të ndryshme fetare. E lutuni edhe për mua. Zoti ju bekoftë.


Teksti vjen nga faqja e internetit http://sq.radiovaticana.va/news/2014/09/21/vizita_e_pap%C3%ABs_fran%C3%A7esku_n%C3%AB_shqip%C3%ABri:_takimi_me_udh%C3%ABheq%C3%ABsit_e_feve_t%C3%AB/alb-826332
Radio Vatikani
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËDHËNËSI I VATIKANIT AT LOMBARDI NË TAKIM ME GAZETARËT ZBARDHI DETAJE NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU DHURON MESHARIN E GJON BUZUKUT (09.21.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PAPA FRANÇESKU, VIZITË HISTORIKE NË SHQIPËRI (09.21.2014)
ATI I SHENJTË I DREJTOHET TË RINJVE:"JO" IDOLATRISË TË PARASË "JO" LIRISË TË RREMË INDIVIDUALISTE - "PO" BUKURISË SË PANDASHME NGA E MIRA DHE E VËRTETA (09.21.2014)
MEDIA NDËRKOMBËTARE HAPËSIRË TË GJERË VIZITË SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU, TË RINJVE - KËSHTU DO TË NDËRTONI NJË SHQIPËRI MË TË MIRË DHE NJË BOTË MË TË MIRË (09.21.2014)
ATMOSFERË FESTIVE NË SHESHET E TIRANËS - ATI I SHENJTË SHPALLET 'QYTETAR NDERI' (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU MBAN MESHËN E SHENJTË: NGA FJALA E ATIT TË SHENJTË: PAQE NË KOMBIN TUAJ:UROJ QË SHQIPONJA T'JU KUJTOJË SHPRESËN (09.21.2014)
ATI I SHENJTË TË PRESIDENCË: ASKUSH NUK MUND TA PËRDORË FENË SI SKUDË PËR TË USHTRUAR DHUNË -  LIRIA FETARE DHE E SHPREHJES TË MENDIMIT KUSHT PARAPRAK PËR ZHVILLIMIN E VENDIT - BASHKËJETESA FETARE SHEMBULL FRYMËZIMI (09.21.2014)
E GJITHË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT E PRESIN ME KRAHË HAPUR PAPA FRANESKUN (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]