E Premte, 04.19.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAPA GAZETARËVE - SHQIPËRIA ËSHTË NJË SHENJË E BUKUR PËR BOTËN

E Djelë, 09.21.2014, 04:27pm (GMT+1)




TIRANE, 21 Shtator/ATSH/- Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri është "shenjë e bukur për botën".

Janë fjalët e para të Papës Françesku në përshëndetjen drejtuar 50 gazetarëve(nga dhjetë vende të ndryshme e të të gjitha tipeve të medias), që e ndjekin sot në këtë shtegtim të shpejtë, ndërsa avioni fluturonte nga Roma në Tiranë. Shqipëria është vend që vuajti shumë, nënvizoi Papa, por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç'bëjnë Papa e Kishat. Ju uroj- u tha gazetarëve ditë të mirë pune e jo pushimi, do të jetë një punë mjaft e fortë, ditë e një mundimi të bukur. E, mos harroni të luteni për mua!

Gazetarët, 50, nga vende të ndryshme, i uruan Papës udhëtim të mbarë, mes tyre, në këtë udhëtim të shkurtër dhe i kërkuan të merrej me ta disa minuta. Duke u paraqitur si përfaqësues të dhjetë vendeve të ndryshme të botës e të mediave të ndryshme: shtyp, agjenci, televizione, radio, fotografi e kështu me radhë. Ndërmjet tyre, 6 shqiptarë, 3 televizione të ndryshme, që ndjekin shtegtimin në nisje e në kthim. Do të jenë me ne, shumë të interesuar të njohin mbresat tuaja të shtegtimit. Atje ju preisn shumë e shumë të tjerë, që kanë shkuar drejtpërdrejt. E pastaj, natyrisht, gjithë shqiptarët, në festë. Atëhere po ju japim fjalën, nëse ju dëshironi të na thoni ndonjë gjë, ndonjë përshëndetje e pastaj edhe ne do t'ju përshëndesim për këtë shtegtim.

Papa u përgjigj:

"Mirëmëngjes e ditë të mbarë pune. Nuk do të jetë ditë pushimi, sepse tejet e ngarkuar. Ju falënderoj për ndihmën tuaj, që bën shumë mirë, sepse kështu njerëzit, bota, do ta dijë ç'bën Papa e ç'bëjnë Kishat, në këtë rast, ajo në Shqipëri, apo jo? E, ashtu siç thashë gjatë udhëtimit të kthimit nga Koreja, është vend, që vuajti shumë, shumë. Tepër vuajtje kaloi. E pastaj, së dyti, është vend, që ia doli mbanë të gjente paqe megjithë larmitë fetare e kjo është një ëndërr e bukur për botën: dialogu, paqja, ky ekuilibër, që është në favor të qeverisjes. Ju uroj ditë të bukur, ditë të ngarkuar me punë, e lutuni për mua. Faleminderit.

Gazetarët: Ju falënderojmë, Atë i Shenjtë. Vërtet do t'ju shoqërojmë e do ta bëjmë, si gjithnjë, me shumë gëzim, shërbimin tonë për t'ju shoqëruar e për ta përhapur mesazhin tuaj nëpër botë. Ditë të mirë edhe ju!

Papa Françesku do ta pÑ‘rfundojë udhÑ‘timin e tij nÑ‘ ShqipÑ‘ri me takimin nÑ‘ QendrÑ‘n Betania, ndÑ‘rtuar nÑ‘ Bubq. E presin jo vetÑ‘m fÑ‘mijÑ‘t e ndihmuar nÑ‘ kÑ‘tÑ‘ fshat, por edhe pÑ‘rfaqÑ‘suesit e qendrave tÑ‘ tjera bamirÑ‘se nÑ‘ ShqipÑ‘ri. Famullia, ku pÑ‘rfshihet kjo qendÑ‘r Ñ‘shtÑ‘ ajo e Bilajt, kisha e sÑ‘ cilÑ‘s Ñ‘shtÑ‘ ndÑ‘r tÑ‘ parat, ngritur menjÑ‘herÑ‘ pas rÑ‘nies sÑ‘ komunizmit. Prifti i parÑ‘ qÑ‘ ka shÑ‘rbyer nÑ‘ tÑ‘, atÑ‘ Ernesto Santucci, jezuit, ka ardhur kÑ‘to ditÑ‘ nÑ‘ ShqipÑ‘ri pÑ‘r tÑ‘ kremtuar sÑ‘ bashku me Atin e ShenjtÑ‘ MeshÑ‘n nÑ‘ TiranÑ‘. Edhe ai ndodhet pikÑ‘risht nÑ‘ qendrÑ‘n Betania. NdÑ‘rkaq, famullia, qÑ‘ prej gjashtÑ‘ vjetÑ‘sh, i Ñ‘shtÑ‘ besuar salvatorianit polak, atÑ‘ Wojtek Porada .(sipas Radio Vatikanit).
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OQEAN EMOCIONESH, NËN SHI E DIELL, ME PAPËN NË TIRANË NDJEKUR NGA SYTË E MBARË BOTËS (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU KRERËVE TË BESIMEVE FETARE - TË NDJEHENI TË BASHKUAR NË SHËRBIM TË ATDHEUT TUAJ TË SHTRENJTË (Tekst i plotë) (09.21.2014)
ZËDHËNËSI I VATIKANIT AT LOMBARDI NË TAKIM ME GAZETARËT ZBARDHI DETAJE NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU DHURON MESHARIN E GJON BUZUKUT (09.21.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PAPA FRANÇESKU, VIZITË HISTORIKE NË SHQIPËRI (09.21.2014)
ATI I SHENJTË I DREJTOHET TË RINJVE:"JO" IDOLATRISË TË PARASË "JO" LIRISË TË RREMË INDIVIDUALISTE - "PO" BUKURISË SË PANDASHME NGA E MIRA DHE E VËRTETA (09.21.2014)
MEDIA NDËRKOMBËTARE HAPËSIRË TË GJERË VIZITË SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU, TË RINJVE - KËSHTU DO TË NDËRTONI NJË SHQIPËRI MË TË MIRË DHE NJË BOTË MË TË MIRË (09.21.2014)
ATMOSFERË FESTIVE NË SHESHET E TIRANËS - ATI I SHENJTË SHPALLET 'QYTETAR NDERI' (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU MBAN MESHËN E SHENJTË: NGA FJALA E ATIT TË SHENJTË: PAQE NË KOMBIN TUAJ:UROJ QË SHQIPONJA T'JU KUJTOJË SHPRESËN (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]