VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI

E Hënë, 09.22.2014, 06:43am (GMT1)



Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës shqiptare, Besa Imami. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë. Artistja e Merituar, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role, midis të cilave  përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek "Artani", rolin e Nënë Zyrasë te "Bashkë me Agimin", rolin e Prendës te "Cuca e Maleve", rolin e Rushës te "Halili dhe Hajria", rolin e Lajes te "Lulet e Shegës" etj. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin "Skënderbeu" të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera në filmin "Brazdat" në vitin 1973, "Në fillim të verës" në vitin 1975. Vetëm para pak kohësh me një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi" ajo është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj edhe me titullin "Nderi i skenës shqiptare".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.