BORCHARDT LAROHET NGA UDHËHEQJA E EULEX-it
E Hënë, 09.22.2014, 06:47am (GMT+1)
Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, do të largohet nga ky funkdion.
Mediat serbe thonë se lajmin e kanë konfirmuar nga burimet e tyre në Prishtinë.
Siç sqarojnë ato, Borchardt do të largohet brenda dhjetë ditësh, pas gati dy vjetësh mandat, dhe do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian, kohë më parë, mandatin e EULEX-it e ka zgjatur deri në qershor të vitit 2016.
www.voal-online.ch
|