KUPA PËR PAPËN U MBUSH ME DHÉ NGA TË GJITHA TROJET SHQIPTARE
E Hënë, 09.22.2014, 09:16am (GMT+1)
Pasi përcolli Papa Françeskun I, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për medie mbrëmë, në aeroportin e Tiranës "Nënë Tereza", ka shuar kureshtjen e shqiptarëve se prej nga është marrë dheu në dhuratën që i bëri Papës.
Ai sqaruar para gazetarëve se dheu është marrë nga të gjitha trojet shqiptare.
"Kupa është mbushur me dhe nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare. Është dheu ku banojnë shqiptarët, ku kanë jetuar shqiptarët dhe ku rriten fëmijët e shqiptarëve, që iku bashkë me Atin e Shenjtë drejt Vatikanti, duke marrë edhe bekimin e Tij", ka thënë ai.
www.voal-online.ch
|