E Enjte, 04.25.2024, 09:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAHJAGA NDEROHET NGA INICIATIVA GLOBALE CLINTON

E Hënë, 09.22.2014, 02:16pm (GMT+1)



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton.

Gjatë fjalës së saj në Nju Jork, presidentja ka falënderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.

"Është një nder i madh të jem me ju sonte për të pranuar çmimin për 'Lidership në sferën publike' të ndarë nga Clinton Global Initiative, nga njerëzit të cilët përmes përkushtimit të hatashëm në sferën publike dhe lidershipit të tyre, u kanë sjellë paqe dhe drejtësi miliona njerëzve, dhe të cilët vazhdojnë të punojnë me të njëjtin pasion për t'i përmirësuar jetërat e njerëzve anekënd globit. Veprat tuaja e kanë definuar kohën në të cilën jetojmë", ka thënë Jahjaga.

Me këtë rast, ajo ka kujtuar Kosovën e para 15-vjetëve, duke thënë se ka qenë një vend i mbuluar nga gërmadhat, me familje të ndara dhe me lidhjet mes komuniteteve etnike të shkatërruara plotësisht.

Por, falë angazhimit dhe vendosmërisë së shoqërisë, Kosova është ndërtuar, ka thënë Jahjaga.

"Përkundër shumë prioriteteve që i ka një shoqëri që sapo e ka mbijetuar luftën, me gjithë lëkundjet e tranzicionit dhe sfidat për të krijuar një shtet të qëndrueshëm, ne arritëm ta bëjmë. Sot, Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO", ka thënë Jahjaga.

"Kosova - ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e të cilës e ndihmuat - do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese", ka përfunduar fjalën e saj presidentja Jahjaga.

Iniciativa Clinton ka nderuar edhe personalitete të tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBYLLET HETIMI - VDEKJA E DEPUTETIT OLLDASHI ISHTE AKSIDENT (09.22.2014)
KUPA PËR PAPËN U MBUSH ME DHÉ NGA TË GJITHA TROJET SHQIPTARE (09.22.2014)
PRESIDENTJA MUND TË NISË PROCEDURAT PËR MANDATARIN E QEVERISË (09.22.2014)
BORCHARDT LAROHET NGA UDHËHEQJA E EULEX-it (09.22.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI (09.22.2014)
ATI I SHENJTË PËRFUNDON VIZITËN - KRYEMINISTRI E PËRCJELL NË AEROPORTIN NËNË TEREZA (09.21.2014)
PAPA GAZETARËVE - SHQIPËRIA ËSHTË NJË SHENJË E BUKUR PËR BOTËN (09.21.2014)
OQEAN EMOCIONESH, NËN SHI E DIELL, ME PAPËN NË TIRANË NDJEKUR NGA SYTË E MBARË BOTËS (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU KRERËVE TË BESIMEVE FETARE - TË NDJEHENI TË BASHKUAR NË SHËRBIM TË ATDHEUT TUAJ TË SHTRENJTË (Tekst i plotë) (09.21.2014)
ZËDHËNËSI I VATIKANIT AT LOMBARDI NË TAKIM ME GAZETARËT ZBARDHI DETAJE NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]