BERLINI - ZHBLLOKIMI I SITUATËS NË KOSOVË ËSHTË NË DUART E JAHJAGËS
E Hënë, 09.22.2014, 02:20pm (GMT+1)
PRISHTINE - Institucionet ndërkombëtare nuk pritet të ndërhyjnë në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë, të krijuar nga bllokimi që PDK iu ka bërë institucioneve. I bindur se këtë çështje do ta zgjidhë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Berlini zyrtar është shprehur se gjithçka është në duart e vetë Presidentes Jahjaga, citon kosovarja 'Zeri'.
Kjo e fundit ka filluar takimet me liderët e subjekteve politike parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së kandidatit të PDK-së, Arsim Bajramit, për kryetar të Parlamentit të Kosovës në seancën e 18 shtatorit 2014.
www.voal-online.ch
|