VLAN - FLORA BROVINA PO I SHËRBEN BLLOKIMIT, NE DO TË VEPROJMË PËR TA GJETUR ZGJIDHJEN
E Hënë, 09.22.2014, 03:29pm (GMT+1)
Ka përfunduar takimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, ku është diskutuar për mbajtjen e seancës së ardhshme.
I nominuari për kryeministër nga Blloku, Ramush Haradinaj, tha se janë të shqetësuar me veprimin e Flora Brovinës, e cila, sipas tij, mbylli seancën duke mos ua dhënë fjalën deputetëve për ta gjetur zgjidhjen, ashtu siç thotë pika 127 e vendimit të Kushtetueses. Haradinaj tha se atë ditë Flora Brovina ka ikur nga seanca duke mos përfillur deputetët.
"PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin, sepse kjo bllokadë është në favor të tyre dhe u blenë kohë", tha Haradinaj.
Ai tha se nuk do të rijnë duarkryq por do të veprojnë për të gjetur zgjidhjen, e cila sipas tij është në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.
Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se nuk do ta lejojnë pafundësisht PDK-në që ta vonojë kryetarin e Kuvendit sepse tash po shihet se nuk i ka votat.
www.voal-online.ch
|