VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN - FLORA BROVINA PO I SHËRBEN BLLOKIMIT, NE DO TË VEPROJMË PËR TA GJETUR ZGJIDHJEN

E Hënë, 09.22.2014, 03:29pm (GMT1)


Ka përfunduar takimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, ku është diskutuar për mbajtjen e seancës së ardhshme.

I nominuari për kryeministër nga Blloku, Ramush Haradinaj, tha se janë të shqetësuar me veprimin e Flora Brovinës, e cila, sipas tij, mbylli seancën duke mos ua dhënë fjalën deputetëve për ta gjetur zgjidhjen, ashtu siç thotë pika 127 e vendimit të Kushtetueses.
Haradinaj tha se atë ditë Flora Brovina ka ikur nga seanca duke mos përfillur deputetët.

"PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin, sepse kjo bllokadë është në favor të tyre dhe u blenë kohë", tha Haradinaj.

Ai tha se nuk do të rijnë duarkryq por do të veprojnë për të gjetur zgjidhjen, e cila sipas tij është në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.

Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se nuk do ta lejojnë pafundësisht PDK-në që ta vonojë kryetarin e Kuvendit sepse tash po shihet se nuk i ka votat.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.