E Enjte, 04.25.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - BLLOKU KËRKON TË THIRRET SEANCA

E Hënë, 09.22.2014, 04:06pm (GMT+1)



Liderët e koalicionit të partive politike, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje janë takuar të hënën për të shqyrtuar skenarët e mundshëm për thirrjen e vazhdimit të seancës së Kuvendit me pikën e njëjtë, pra zgjedhjen e kryetarit të legjislaturës së pestë të Kosovës.

Por, për dallim nga seanca e 18 shtatorit, kur deputetët e këtij koalicioni vetëm kishin votuar kundër zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për postin e kryetarit të Kuvendit, tani ky koalicion po pretendon se si shumicë parlamentare e ka të drejtën Kushtetuese që të propozojë kandidatin për kryetar.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni është i shqetësuar me mënyrën se si është ndërprerë seanca e 18 shtatorit dhe me faktin që kjo seancë nuk është thirrur ende.

"Jemi të shqetësuar sepse nuk është mundësuar debat në seancë dhe ende nuk është thirrur vazhdimi i saj. Seanca ka mundur të thirret këtë javë. Humbja e kohës në këtë mënyrë dhe abuzimi nga ana e zonjës Brovina dhe zaptimi i institucioneve të vendit duhet ta ketë një kufi. Koalicioni LDK-AAK-NISMA bashkë me Vetëvendosjen këtë kufi do t'ia japin një ditë, por është detyrë e saj dhe e PDK-së që të mos abuzojnë më tutje me të drejtën që kanë", ka deklaruar Haradinaj.

Pretendimin për postin e kryetarit të Kuvendit, blloku i këtyre partive politike LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e mbështet edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku mes tjerash kërkohet që deputetët të gjejnë një zgjidhje kushtetuese për kryetarin e Kuvendit.

Ramush Haradinaj beson se mënyra më e mirë e gjetjes së zgjidhjes për kryekuvendarin është që të debatohet në Kuvend dhe të gjendet zgjidhja, përderisa e ka përjashtuar çdo mundësi që deputetët e koalicionit pas zgjedhor të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës në funksion të tejkalimit të krizës.

"Unë jam deputet i lirë, i zgjedhur nga vota e popullit. Vota ime është e lirë dhe nuk më detyron ta votoj kandidatin e PDK-së as edhe një gjykatë e kryesuar nga Enver Hasani. Edhe deputetët tjerë që kanë vullnetin e tyre të lirë nuk mund t'i obligojë as edhe një gjykatë e kryesuar nga Enver Hasani se si të votojnë", është shprehur Haradinaj.

Koalicioni pas-zgjedhor i ka bërë thirrje në fund kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina, ta thërrasë sa më shpejt vazhdimin e seancës.

Kërkesa e tyre pason dështimin e PDK-së dhe kandidatit të saj që në seancën e 18 shtatorit të sigurojë mbështetjen për postin e kryetarit të Kuvendit.

Në të kundërtën, ky koalicion ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe hapa të tjerë, edhe pse nuk e ka sqaruar se për çfarë hapash bëhet fjalë, për zhbllokimin e krizës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 8 qershor, mirëpo ende nuk është përmbyllur konstituimi i Kuvendit për faktin se deputetët dhe partitë politike nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin e këtij institucioni.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VLAN - FLORA BROVINA PO I SHËRBEN BLLOKIMIT, NE DO TË VEPROJMË PËR TA GJETUR ZGJIDHJEN (09.22.2014)
BERLINI - ZHBLLOKIMI I SITUATËS NË KOSOVË ËSHTË NË DUART E JAHJAGËS (09.22.2014)
JAHJAGA NDEROHET NGA INICIATIVA GLOBALE CLINTON (09.22.2014)
MBYLLET HETIMI - VDEKJA E DEPUTETIT OLLDASHI ISHTE AKSIDENT (09.22.2014)
KUPA PËR PAPËN U MBUSH ME DHÉ NGA TË GJITHA TROJET SHQIPTARE (09.22.2014)
PRESIDENTJA MUND TË NISË PROCEDURAT PËR MANDATARIN E QEVERISË (09.22.2014)
BORCHARDT LAROHET NGA UDHËHEQJA E EULEX-it (09.22.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 86 VJEÇARE AKTORJA BESA IMAMI (09.22.2014)
ATI I SHENJTË PËRFUNDON VIZITËN - KRYEMINISTRI E PËRCJELL NË AEROPORTIN NËNË TEREZA (09.21.2014)
PAPA GAZETARËVE - SHQIPËRIA ËSHTË NJË SHENJË E BUKUR PËR BOTËN (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]