RAMADANI - BROVINA DHE PDK E KANË ZAPTUAR KUVENDIN
E Martë, 09.23.2014, 07:51am (GMT+1)
Burim Ramadani, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një prononcim për mediat kosovare ka theksuar se kryesuesja e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, sikurse edhe partia e saj, "e ka zaptuar Parlamentin e Kosovës". Ramadani tha se "Brovina duhet ta ketë të qartë, sikurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që Kuvendi nuk është pronë private e tyre, por është e popullit të Kosovës, vullnetin e të cilëve e përfaqësojnë deputetët".
"Ka mundësi kushtetuese dhe në bazë të rregullores së punës që seanca të thirret edhe nga të tjerët - nga presidenca dhe nga deputetët", tha Ramadani për Telegrafin.
"Veprimet e Brovinës dhe të PDK-së, me uzurpimin e Kuvendit, po më ngjasojnë më zaptuesit e banesave pas luftës, të cilët i mbanin pronat e huaja përmes shkrimeve "˜Është e zënë", ka thënë Ramadani.
www.voal-online.ch
|