E Enjte, 04.18.2024, 07:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - AVOKATI I POPULLIT I SHQETËSUAR PËR KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE
Avokati i Popullit bëri thirrje të martën për mbrojtjen e gazetarëve por edhe mbrojtjen e individëve nga shpërdorimi i fuqisë së medies

E Martë, 09.23.2014, 02:59pm (GMT+1)



Në Kosovë, Avokati i Popullit, shprehu shqetësimin për kërcënimet ndaj gazetarëve. Në një komunikatë për opinion thuhet se "kërcënimet ndaj gazetarëve, sulmet verbale dhe fizike, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes, si dhe alarmojnë për brishtësinë e funksionimit të demokracisë dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.  Pa marrë parasysh se kush qëndron prapa kërcënimeve, veprimet e tyre paraqesin jo tolerancë dhe janë të papranueshme e të dënueshme".

Avokati i Popullit thekson se autoritetet përkatëse kanë detyrim kushtetues të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme në mënyrë që gazetarët të kryejnë rolin e tyre të domosdoshëm në demokraci, pa asnjë lloj pengese.

Shoqatat vendase e ndërkombëtare të gazetarëve kanë reaguar ditëve të fundit për disa raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kosovë për shkak të raportimeve të tyre për çështje që kanë të bëjnë me veprimtaritë radikale apo edhe hulumtimet rreth keqpërdorimeve të ndryshme.

Avokati i Popullit u bën thirrje edhe medieve, por edhe prokurorisë e policisë, që në rastet e veprimit sipas përgjegjësive ligjore, "mos të shndërrohen në instrumente që cenojnë privatësinë dhe dinjitetin e individëve. Jashtëzakonisht janë shqetësuese rastet e arrestimeve mediale, të cilat automatikisht paragjykojnë fajësinë e individëve. Jo më pak shqetësuese  janë edhe rastet kur çështje personale të individëve bëhen objekt debatesh publike përmes mediave, pa pasur një interes të përgjithshëm që do ta arsyetonte një cenim të tillë të së drejtës së tyre të privatësisë".

Duke nënvizuar se liria e medieve dhe liria e shprehjes janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me marrëveshje e instrumente ndërkombëtare,  të zbatueshme drejtpërdrejtë në Kosovë, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen se "po të njëjtat instrumente e obligojnë shtetin, jo vetëm të mbrojë mediat nga sulmet dhe të mbrojë lirinë e shprehjes, por edhe të mbrojë të drejtat e individëve nga shpërdorimi i fuqisë mediale".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA SHOHIN PËRMIRËSIM TË KLIMËS SË BIZNESIT NË SHQIPËRI (09.23.2014)
ISA MUSTAFA - PRESIDENTJA TË PYESË KUSHTETUESEN SE SI DILET NGA NGËRÇI (09.23.2014)
RAMADANI - BROVINA DHE PDK E KANË ZAPTUAR KUVENDIN (09.23.2014)
'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' - FILMI KOSOVAR KANDIDAT PËR OSCAR (09.23.2014)
EKSPERTËT - NË KOSOVË RRJETET SOCIALE PO NXITIN URREJTJEN (09.22.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - BLLOKU KËRKON TË THIRRET SEANCA (09.22.2014)
VLAN - FLORA BROVINA PO I SHËRBEN BLLOKIMIT, NE DO TË VEPROJMË PËR TA GJETUR ZGJIDHJEN (09.22.2014)
BERLINI - ZHBLLOKIMI I SITUATËS NË KOSOVË ËSHTË NË DUART E JAHJAGËS (09.22.2014)
JAHJAGA NDEROHET NGA INICIATIVA GLOBALE CLINTON (09.22.2014)
MBYLLET HETIMI - VDEKJA E DEPUTETIT OLLDASHI ISHTE AKSIDENT (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]