VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZHBOGARI - THIRRJE KOSOVËS TË ZGJIDHË NGËRÇIN POLITIK
Ambasadori i BE nuk i përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme

E Martë, 09.23.2014, 05:35pm (GMT1)


Në Kosovë, përfaqësuesit ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që të gjejnë një zgjidhje për ngërçin institucional në të cilin ndodhet vendi që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar tha se e vetmja ndërhyrje nga diplomatët perëndimorë është nxitja e udhëheqësve që të gjejnë një zgjidhje sa më parë që është e mundur, ndërsa mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme e cilësoi si zgjidhjen e fundit, e cila do të ishte një proces i ndërlikuar që do të zvarriste formimin e institucioneve edhe për disa muaj të tjerë.

Javën që lamë pas, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga hapi një seri takimesh me partitë politike në përpjekje për t'i dhënë fund situatës së krijuar pas dështimit të partive politike që të gjejnë një zgjidhje për ndërtimin e institucioneve të reja.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.