VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEOGRAD - FLUTURIMI I PARË PËR NË TIRANË PREJ VITIT 2009

E Martë, 09.23.2014, 05:58pm (GMT1)


Një aeroplan i kompanisë Air Serbia



Kompania Air Serbia sot e ka hapur linjën e rregullt ajrore ndërmjet Beogradit e Tiranës.

Gjatë javës do të jenë tri fluturime për në Tiranë.

Me fluturimin e sotëm prej Beogradit për në Tiranë, në të cilin pos 40 udhëtarëve komercialë, ishin edhe gazetarët dhe përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, është shënuar udhëtimi i parë i aeroplanit në këtë relacion prej vitit 2009, raporton agjencia Beta nga Tirana.

Zyrtarë qeveritarë të Serbisë kanë thënë se kjo linjë e re do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit.

Udhëtarët në këtë fluturim të kompanisë Air Serbia në Tiranë i ka pritur zëvendësministri i transportit dhe infrastrukturës i Shqipërisë, Ylli Manjani, i cili ka thënë se është i bindur se linja e re do t'i kontribuojë zhvillimit të raporteve ekonomike dhe politike të dy vendeve.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.