VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADORI GJERMAN - KORRUPSIONI S'LUFTOHET ME KONFERENCA, KUJDES DHURATAT

E Mërkurë, 09.24.2014, 11:52am (GMT1)


TIRANE Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, ndërsa ka folur në konferencën për antikorrupsionin, ka kërkuar nga zyrtarët shqiptarë të kenë kujdes me dhuratat.

Kjo, pasi sipas tij, ata që të dhurojnë diçka, pastaj presin favore.

Ndërkohë, ai ka thënë se korrupsioni nuk luftohet vetëm me konferenca.

"Jini të kujdeshëm ndaj dhuratave, njerëzit presin favore në këmbim dhe kjo është e patolerueshme.
Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës.
Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca, nuk veprohet në terren.
Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më, të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore.
Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit.
Qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje.
Unë si zyrtar gjerman nuk duhet t'i pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove.
Kur dikush të jep, kur një kryeministër të jep një kollare si dhuratë, unë më mire marr se ta refuzoj, por duhet të jemi të kujdesshëm",
tha ai.

Hoffman shtoi se se korrupsioni nuk mbetet vetëm fenomen shqiptar:

"Kam takuar shumë njerëz të biznesit në Tiranë dhe ndonjëherë kanë vështirësi të kuptojnë problemin.
Ka edhe njerëz që presin favore.
Mund t'ju them se ky lloj dyshimi është çështje bisedash gjatë gjithë kohës dhe është vërtet negative.
Nuk po them se nuk ka korrupsion në Gjermani. Ka edhe atje, por njerëzit duhet të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.
Nëse një zyrtar vjen në një vend ku ka korrupsion ai nuk është i korruptuar, por nëse e vendosni në një ambient kur njerëzit e pranojnë korrupsionin edhe ai do korruptohet".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.