VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT E AMERIKËS I GËZOHEN FILLIMIT TË NDËRTIMIT TË RRUGËS DEÇAN-PLAVË

E Enjte, 09.25.2014, 02:38pm (GMT1)


Fondacioni Plavë-Guci me seli në SHBA ka përshëndetur lajmin për fillimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, si një dhuratë jo vetëm për banorët e të dy anëve të kufirit, që ndan Kosovën me Malin e Zi.

Për shqiptarët e Plavës dhe Gucisë fillimi i ndërtimit të kësaj rruge ka rëndësi jetike dhe përbën prioritet mbi prioritete.

Shqiptarët që jetojnë në Plavë dhe Guci, por edhe ata kudo që ndodhen, i ka gëzuar pamasë ky lajm. Ata shpresojnë dhe besojnë në finalizimin e këtij projekti madhor dhe shumë të rëndësishëm për gjallërimin dhe zhvillimin e kësaj treve shqiptare.

Le të jetë ky projekt një shpërblim dhe mirënjohje për kontributin e pakursyer, që kanë dhënë Plava dhe Gucia për çështjën kombëtare gjatë gjithë periudhave të historisë.

Fondacioni Plavë-Guci me seli në SHBA-së ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës dhe e ka ngritur çështjen e ndërtimit të kësaj rruge. Sot po korrim realizimin e premtimeve dhe kjo rrugë, rrugë e shpresës, po fillon të ndërtohet, thuhet në komunikatën e Fondacionit Plavë-Guci, drejtuar medieve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.