VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALMA LAME - KRYEMINISTRI 2 VJET NGA LDK, DY NGA AAK

E Enjte, 09.25.2014, 02:42pm (GMT1)



Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakut të saj, Arben Gashit, i cili ka propozuar që kryeministër i vendit të jetë, Isa Mustafa.

Ajo në një postim në facebook ka dhënë një propozim të ri. Mmarrëveshja e LAN-it duhet të ridizajnohet, mendon ajo.

Sipas saj, postin e kryeministrit do të ishte mirë ta ketë dy vjet Isa Mustafa i LDK-së, kurse dy të tjerat Ramush Haradinaj i AAK-së.

"Po shoh se ka filluar njëfarë kryqëzate ndaj kolegut tim deputet, Arben Gashi, vetëm e vetëm pse ai tha mendimin e tij në lidhje se çfarë mendon për koalicionin.

Që në fillim dua të them se kryqëzatat ndaj mendimit të lirë janë tipike komuniste dhe të papranueshme në demokraci; për më tepër kryqëzatat ndaj mendimit të një deputeti, i cili ka legjitimitetin e plotë për të thënë mendimin mbi koalicionin. Deputeti përveç mendimit ka edhe të drejtën e votës, prandaj asnjë zyrtar partiak, pavarësisht pozitës që mban, nuk mund t'i diktojë deputetit as çfarë të flasë, as si të votojë. Ata që po përpiqen ta bëjnë këtë ta lexojnë Kushtetutën.

Tek e fundit Arben Gashi ka kërkuar që pozitën e kryeministrit ta marrë LDK, jo të mos e marrë, siç po kërkojnë reaguesit.

Tani ja dhe mendimi im mbi koalicionin:

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim arbitrar që kryetari i Kuvendit duhet të jetë vetëm i PDK-së. Koalicioni i ka dy zgjidhje: ose të votojë kandidatin e PDK-s;, ose të mos njohë vendimin e Gjykatës dhe të mblidhemi e ta zgjedhim kandidatin e koalicionit. Këtë të dytën po shihet se s'ka guxim për ta ndërmarrë, sepse duket se do t'i ngjante mitit të Sizifit, pasi prapë çështja do të shkonte në gjykatë e prapë na pret i njëjti vendim.

Prandaj, në këto rrethana të ndryshuara, kur LDK si partia më e madhe me 30 deputetë, mbetet pa postet që i takojnë, marrëveshja LDK-AAK-Nisma duhet ridizajnuar.

Unë po pres që vetë zoti Haradianj, si njeri racional që është, ta ndërmarrë vetë iniciativën e ridizajnimit të marrëveshjes. E arsyeshme në këto kushte do të ishte që pozita e kryeministrit duhet të ndahet në dy kohë, dy vitet e para për LDK dhe dy vitet e tjera për AAK. Kjo bëhet e mundur në rast se koalicioni po lufton për shtet e jo për pozita personale.

Në fund dua të them se murit me kokë nuk i bihet dhe se ngërçi politik nuk është në interes të Kosovës e as të qytetarëve të saj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.