VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTJA JAHJAGA PRITET NGA PRESIDENTI OBAMA

E Premte, 09.26.2014, 08:17am (GMT1)



Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Jahjaga ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook me presidentin e ShBA-ve, Barack Obama, dhe gruan e tij Michelle Obama.

Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka zhvilluar takime me homologë të vendeve të ndryshme duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë bërë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.