VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS

E Premte, 09.26.2014, 10:43am (GMT1)


Me qëllim të arritjes së njohjes nga Selia e Shenjtë, Qeveria e Kosovës ka pranuar sugjerimet e Selisë për emërimin e një diplomati në Vatikan, i cili do të vendoste marrëdhënie "paradiplomatike" deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kjo çështje ka mbetur pezull, pasi Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i legjislaturës së kaluar, ka vlerësuar se propozimi nga ana e MPJ-së është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin mbi shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë kanë sugjeruar që të emërojnë një diplomat, i cili do të vendoste marrëdhëniet paradiplomatike deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.