VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS

E Premte, 09.26.2014, 06:55pm (GMT1)


Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në Prokuroi tetë doganierë të Pikës kufitare të Kakavijës në Jug të Shqipërisë.

Doganierët janë gjetur në shkelje ligjore nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pritet që Prokuroria të hetojë mbi problemet e paraqitura.

Raporti i këtij kontrolli flet për mosregjistrime të automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia dhe për shkleje ligjore që kanë sjellë probleme në realizimin e të ardhurave doganore.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës tha sot se zbuloi sasi të reja me narkotikë në kufi dhe në fshatin Lazarat , gjatë operacioneve të kontrollit.

Disa dhjetëra kilogramë marijuanë janë bllokuar, ndërkohë që janë gjetur sërish edhe armë dhe municone të fshehura.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.