E Premte, 04.19.2024, 03:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - KONTRABANDA MË E MADHE PO BËHET ME MEDIKAMENTE DHE ME STOLI ARI

E Shtunë, 09.27.2014, 08:59am (GMT+1)



Niveli i kontrabandës me mallra, ndonëse ka shënuar rënie, ende vazhdon të jetë i pranishëm në pikën kufitare të ashtuquajtur Vija e Gjelbër. Përfaqësues të bizneseve tregojnë se pasojat janë të mëdha dhe se ato po reflektohen negativisht në ekonominë e vendit.

Qeveria e Kosovës për vite të tëra e kishte vendosur si prioritetet të politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk ka statistika të sakta se sa është kontrabanda, pasi malli kalon nga Vija e Gjelbër dhe është vështirë të evidentohet.

"Por, nëse shihet në aspektin e të hyrave sa ka mbledhur deri tani, krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje deri në 4 për qind", thotë Stavileci.

Një studim për shkallën e ekonomisë joformale, që përfshinte kompanitë vendore, i bërë më herët nga përfaqësues të bizneseve, kishte nxjerrë në përfundim se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto produktit vendor.

Sipas Stavilecit, kryesisht në kontrabandën e mallrave, dominojnë mallrat që janë me akcizë, medikamentet, derivatet e naftës, stolitë e arit, telefonat celularë, pijet alkoolike dhe joalkoolike.

Stavilevci deklaron se Doganat e Kosovës janë të përkushtuara për ta luftuar kontrabandën. Ai thekson se vetëm gjatë këtij viti kanë suspenduar 14 zyrtarë doganorë, të cilët janë dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, me rastin e importit të mallrave përmes pikëkalimeve kufitare.

Megjithatë, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, tregojnë se kontrabanda dhe ekonomia joformale janë mjaft të shprehura dhe si të tilla, po krijojnë konkurrencë të padrejtë në treg.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon për dëmin që po i bëhet ekonomisë së vendit nga kjo dukuri.

"Pasojat e pranisë së kontrabandës janë të shumëfishta, ato reflektohen në më pak të hyra, të cilat mblidhen për arkën e shtetit, pasoja e dytë është që krijohet një konkurrencë e pabarabartë ku bizneset që janë formale dhe deklarojnë në mënyrë të rregullt, përballen me një situatë të padrejtë. Dhe, pasoja e tretë është rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, pasi që mallrat, të cilat nuk kalojnë nëpërmjet hyrjes zyrtare, ato nuk iu nënshtrohen procedurave të kontrollit të cilësisë", bën të ditur Zeka

Lufta e institucioneve të Kosovës kundër kontrabandës, shton Zeka, nuk ka qenë mjaft efikase. Megjithatë, sipas tij, është inkurajues fakti që disa zyrtarë doganorë janë suspenduar së fundi për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tyre.

 "Ka pasur përpjekje kohëve të fundit, por nuk kanë qenë të duhura për ta eliminuar joformalitetin apo kontrabandën në tërësi. Arsyeja prapa kësaj kanë qenë edhe zyrtarët doganorë, të cilët nuk kanë qenë të trajnuar sa duhet, por edhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë të korruptuar dhe nuk e kanë parandaluar kontrabandën, por kanë mundësuar që ajo të zhvillohet", thekson Zeka.

Ndryshe, kalimi nga ekonomia joformale në atë formale, ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës në prioritetet e planit ekonomik 2011 - 2014.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT MËSOJNË NË LIBRA SHQIP KËNGË TË PËRKTHYERA NGA MAQEDONISHTJA (09.27.2014)
SHQIPËRIA DHE VENDET E TJERA FQINJE IU VËNË BARRIERA PRODUKTEVE KOSOVARE (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI - SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON REFORMIM TË THELLË (09.26.2014)
PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS (09.26.2014)
KOSOVË - PAGAT E ULËTA, ÇMIMET E LARTA (09.26.2014)
VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS (09.26.2014)
SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN (09.26.2014)
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHKËLQESISË SË TIJ ZOTËRI BUJAR NISHANI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI DHE ZONJA NISHANI MORËN PJESË NË PRITJEN E DHËNË NGA PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITET NGA PRESIDENTI OBAMA (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]