E Enjte, 04.25.2024, 08:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - POLITIKANËT QË NXISIN GJUHËN E URREJTJES, NUK NDËSHKOHEN

E Djelë, 09.28.2014, 09:00am (GMT+1)


Përmes gjuhës së urrejtjes, jo rrallë tentohet të shpërqendrohet vëmendja e opinionit nga problemet e vërteta, me të cilat ballafaqohet Maqedonia, vlerësojnë komunikologët. Sipas tyre, më e keqja është se politikë-bërësit arijnë t`u shmangen tërësisht dënimeve ose të shkojnë me gjoba minimale po e njëjta gjë nuk vlen edhe për qytetarët.

Mirjana Najçevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, thekson se në Maqedoni, edhe kundrejt angazhimit deklarativ, në asnjë mënyrë nuk zbatohet praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila parasheh sanksione më të larta për bartësit e funksioneve publike, si dhe politikë-bërësit, që nxisin gjuhën e urrejtjes.

"Ajo që tashmë një kohë të gjatë e thekson sektori civil, dhe assesi nuk vjen në rend dite për shqyrtim, ka të bëjë me atë se deklarimet e funksionarëve të ndryshëm, përkatësisht politikanëve, duhet të cilësohen në mënyrë shumë më rigoroze kundrejt deklarimeve të qytetarëve".

"Por te ne ndodh e kundërta, janë qytetarët ata që dënohen për çdo mënyrë të shprehjes, ndërkohë gjuha e urrejtjes nga ana e politikanëve arsyetohet me luftën politike, ose shikohet përmes gishtërinjve kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit nga ana e zyrtarëve të lartë politikë", thotë Najçevska.

Ndryshe, sipas sondazhit të fundit të publikuar nga IRI, pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë, përkatësisht 49% e të anketuarve konsiderojnë se në Maqedoni, liria e të folurit dhe shprehja e lirë e ideve nuk ekziston.

Nazim Rashiti, ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, thekson se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë perceptim të qartë lidhur me lirinë e të shprehurit, sepse kjo komponentë e rëndësishme për zhvillimin e shtetit demokratik qëllimisht është devalvuar nga strukturat politike.

"Në shoqëritë demokratike idetë artikulohen në mënyrë publike, qoftë në të shkruar, qoftë duke i shprehur ato në tubime apo përmes protestave të ndryshme. Në momentin kur këtë element bazë e kemi të cenuar, siç është rasti në Maqedoni, atëherë unë do të thosha se është shumë pak të themi vetëm se "˜është ndezur alarmi' për atë që mund t`i ndodhë një shoqërie.

Prandaj, ne vazhdimisht këtu në Maqedoni kemi një problem dhe problemi ka të bëjë me të kuptuarit e demokracisë dhe me të kuptuarit e këtyre lirive, mbi të cilat ndërtohet shteti demokratik" ,
vlerëson Rashiti.

Ai thekson se institucionet përkatëse nuk e bëjnë si duhet punën sa i përket promovimit të lirisë së shprehjes si një shtyllë shumë e rëndësishme për zhvillimin e shtetit demokratik. Në këtë situatë, i mbetet sektorit civil dhe veçanërisht intelektualëve të pavarur që të informojnë, përkatësisht punojnë në drejtim të asaj që ata të mund të identifikojnë rastet kur u shkelet e drejta e shprehjes së lirë.

"Shoqëria, autoritetet, mediat madje dhe të gjithë personat publi që kanë autoritet në opinion, duhet vazhdimisht të flasin për rëndësinë e këtij elementi të demokracisë, që është liria e shprehjes, në qoftë se ne nuk e kemi kuptuar drejt implementimin e këtij komponenti në shoqëri, atëherë as ligjet dhe asgjë tjetër nuk do të ndihmojnë për realizimin e kësaj të drejte, ngase vazhdimisht do të shfaqen elemente në shoqëri, të cilat do të duan të cenojnë lirinë e shprehjes me këtë dhe vetë lirinë " , shton Rashiti.

Ndërsa për Mirjana Najçevskan më shqetësues është fakti se akoma ka 42 për qind të qytetarëve, sipas sondazhit të IRI-it, që mendojnë se në Maqedoni është funksionale liria e shprehjes.

"Po më duhet të theksoj se tashmë një kohë të gjatë në mesin e qytetarëve ekziston një frikë të shprehin qëndrimin e tyre për çështje të caktuara, sepse praktika ka dëshmuar se gjykatat kanë shqiptuar dënime shumë më të larta për punonjësit e mediave ose thjesht qytetarët, sesa në rastet kur bëhet fjalë për politikanët", thekson Najçevska.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KOSOVË PËRDOREN DROGA SHUMË TË RREZIKSHME (09.28.2014)
ZËRI I AMERIKËS - KONGRESI I PARTISË DEMOKRATIKE ANALIZON SITUATËN POLITIKE (09.27.2014)
GËRXHALIU - VARREZA MASIVE NË RASHKË NUK ËSHTË E FUNDIT NË SERBI (Intervistë) (09.27.2014)
LUMIR ABDIXHIKU - 2014, VIT I HUMBUR PËR KOSOVËN (09.27.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - VAZHDIMI I SEANCËS KONSTITUIVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS DO TË JETË MË 2 TETOR (09.27.2014)
KOSOVË - KONTRABANDA MË E MADHE PO BËHET ME MEDIKAMENTE DHE ME STOLI ARI (09.27.2014)
SHQIPTARËT MËSOJNË NË LIBRA SHQIP KËNGË TË PËRKTHYERA NGA MAQEDONISHTJA (09.27.2014)
SHQIPËRIA DHE VENDET E TJERA FQINJE IU VËNË BARRIERA PRODUKTEVE KOSOVARE (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI - SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON REFORMIM TË THELLË (09.26.2014)
PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]