E Martë, 04.23.2024, 06:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HARADINAJ - PAS DËSHTIMIT DISAMUJOR TË PDK, TANI KOALICIONI PASZGJEDHOR DUHET TA KETË TË DREJTËN E KANDIDIMIT

E Hënë, 09.29.2014, 06:47am (GMT+1)



Dështimi i Kuvendit të Kosovës që në seancën e 18 shtatorit të zgjedhë kryetarin e ri, ka bërë që dy blloqet më të mëdha politike t'i vazhdojnë konsultat e ndara para  vazhdimit të kësaj seance të caktuar për 2 tetor.

Gjatë javës së fundit, blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje ishte më aktiv në mbajtjen e takimeve. Por ky koalicion nuk ka ofruar asnjë formulë se si do të mund të kandidoj kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, përderisa kryesuesja e seancës ka deklaruar se do ti pranoj vetëm kandidaturat që vijnë nga grupi më i madh parlamentar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë javës në disa raste e ka përsëritur se pas dështimit të PDK-së që të marrë postin e kryetarit të Kuvendit më 18 shtator, tani koalicioni paszgjedhor duhet ta ketë të drejtën e kandidimit.

"Është e turpshme prej PDK-së dhe prej të gjithëve që janë bërë pjesë e kësaj zvarritje. Ne iu kemi thënë që edhe ky abuzim e ka një kufi. Me gjithë faktin që ne jemi të zgjedhur, jemi në institucione edhe zgjidhjen po e kërkojmë në institucione. Por, nuk mundemi pa kufi t'i presim duke e vazhduar këtë abuzim", ka theksuar Haradinaj.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbështetet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas interpretimit të saj, i jep të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit si grupi më i madh parlamentar.

Por, edhe PDK nuk ka dhënë ndonjë sqarim se si do t'i sigurojë 61 votat minimale. Në seancën e fundit më 18 shtator, PDK kishte arritur t'i siguronte vetëm 44 vota për kandidatin e saj.

Zyrtarët e PDK-së gjatë kësaj jave kanë qenë më të heshtur në komunikim me mediat. Përderisa kryeministri në largim dhe lideri i saj, Hashim Thaçi, përmes shkrimeve në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet e reja do të formohen mbi bazën e vullnetit të shprehur në zgjedhje dhe në harmoni me Kushtetutën.

Nisur nga këto pozicione të kundërta ndërmjet dy blloqeve më të mëdha politike, analisti i Institutit për Politika  Zhvillimore- KIPRED, Albert Krasniqi kishte propozuar që PDK të merrte postin e kryetarit të Kuvendit, kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje të riformulojnë marrëveshjen.

"Opsioni më i arsyeshëm kish me qenë që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit. Edhe ashtu kish me qenë mirë për Kosovën që ta ketë një opozitë që do ta kishte kryetarin e kuvendit karshi një qeverie me dy të tretat e votave, që është e rrezikshme sepse çdo qeveri që i ka dy të tretat mund të ketë tendencë të keqpërdorë pushtetin. Kështu që një PDK në opozitë me kryetar të Kuvendit, për Kosovën nuk kishte me qenë e dëmshme dhe do të mund të bënte një mbikëqyrje më të mirë të punës së qeverisë", ka theksuar Krasniqi.

Për riformulimin e marrëveshjes gjatë javës kanë folur edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata u vunë në mbështetje të idesë që LDK, të merrte potin e kryeministrit duke ia lënë PDK-së atë të kryetarit të Kuvendit.

Deklaratat e tilla të disa zyrtarëve të LDK-së, lideri i saj, Isa Mustafa i ka cilësuar si personale duke ua konfirmuar partnerëve të koalicionit se LDK mbetet tek marrëveshja fillestare.

"Ne e kemi një përcaktim që e kemi rikonfirmuar në organet e LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e LDK-së se e kemi arritur një marrëveshje dhe se ne nuk e ndryshojmë marrëveshjen çdo ditë në bazë të ideve të njerëzve. Mirëpo ne nuk e kundërshtojmë që njerëzit japin idetë e tyre. Ne do të vazhdojmë me këtë marrëveshje", ka deklaruar Mustafa.

Ngërçi i krijuar, sipas opinionistëve nuk do të mund të tejkalohet pa një rol më aktiv të faktorit ndërkombëtar. Lidhur me këtë rol, së fundit ka folur Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

"Ndërhyrja e jonë e vetme është rekomandimi për të gjithë që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur", ka thënë Zbogar. Ai i ka rikujtuar partitë politike që zgjedhjet janë mbajtur më 8 qershor, kurse institucionet e  reja nuk janë formuar ende.

Tani mbetet që  më 2 tetor të shihet se me çfarë skenarësh do të shkojnë në vazhdimin e seancës konstituive si PDK-ja ashtu edhe koalicioni pas zgjedhor. Mirëpo, vlerësimet e përgjithshme janë se nëse nuk ka një marrëveshje edhe mes këtyre dy blloqeve, zgjidhja do të jetë gati se e paarritshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - STUDIMET DHE JETESA E STUDENTIT, TEJET TË SHTRENJTA (09.28.2014)
KAMBERI - KLASA POLITIKE SHQIPTARE NË LUGINËN E PRESHEVËS KA DËSHTUAR (09.28.2014)
KOSOVË - FALIMENTIMET E BIZNESEVE PËR SHKAK TË REDUKTIMEVE TË ENERGJISË (09.28.2014)
MAQEDONI - POLITIKANËT QË NXISIN GJUHËN E URREJTJES, NUK NDËSHKOHEN (09.28.2014)
NË KOSOVË PËRDOREN DROGA SHUMË TË RREZIKSHME (09.28.2014)
ZËRI I AMERIKËS - KONGRESI I PARTISË DEMOKRATIKE ANALIZON SITUATËN POLITIKE (09.27.2014)
GËRXHALIU - VARREZA MASIVE NË RASHKË NUK ËSHTË E FUNDIT NË SERBI (Intervistë) (09.27.2014)
LUMIR ABDIXHIKU - 2014, VIT I HUMBUR PËR KOSOVËN (09.27.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - VAZHDIMI I SEANCËS KONSTITUIVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS DO TË JETË MË 2 TETOR (09.27.2014)
KOSOVË - KONTRABANDA MË E MADHE PO BËHET ME MEDIKAMENTE DHE ME STOLI ARI (09.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]