VENDIM I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN - EULEX DO TË JETË NË MBËSHTETJE TË PUNËS SË GJYKATËS SPECIALE
E Hënë, 09.29.2014, 02:50pm (GMT+1)
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur gjatë ditës së sotme që të mandatojë misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për të mbështetur rivendosjen e proceseve gjyqësore, të cilat do të pasojnë si rezultat i hetimeve të task-forcës speciale rreth akuzave të përfshira në raportin e Dick Martyt.
Raporti i ish-senatorit zviceran akuzon ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin tani në detyrë, Hashim Thaçi, për "krime lufte" dhe "trafikim organesh".
Krijimin e një gjykate speciale për këto procese e ka sugjeruar prokurori kryesor i grupit hetues të Bashkimit Evropian, Clint Williamson.
Me vendimin e sotëm të BE-së, EULEX-i do të ketë mandat që të mbështesë proceset që mund të zhvillohen edhe jashtë territorit të Kosovës.
www.voal-online.ch
|