VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI

E Hënë, 09.29.2014, 05:21pm (GMT1)


Autoritet kufitare greke në pikat me Shqipërinë  do të ndjekin rregullat e reja të vendeve të  Shengenit për qytetarët që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një nga këto vende.

Kjo kategori qytetarësh duhet të paraqesë kërkesë për lejeqëndrim dhe të paraqitet për të dhënë shenjat e  gishtërinjve dhe dokumentuar fotografinë  individuale.

Autoritetet nuk do ta ndjekin këtë praktikë për ata qytetarë që qëndrojnë më pak se tre muaj në një nga vendet e Shengen-it. Sipas autoriteteve gjithashtu qytetarët që paraqiten  një herë për të marrë shenjat e gishtërinjve dhe dokumentuar fotografinë e identitetit nuk do të duhet të riparaqiten në një procedurë të përsëritur.

Greqia është vendi me hyrje daljen më të madhe të emigrantëve shqiptarë në kufi. Procedurat e reja pritet të vënë në vështirësi  një kategori emigrantësh shqiptarë në punësimin sezonal në Greqine fqinje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.