VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJUETIA E SHTETIT SERB KUNDËR ISH PJESËTARËVE TË UÇK-së
E Martë, 09.30.2014, 08:28am (GMT1)



Gjykata e Lartë në Nish ka hedhur poshtë apelimin e Naim Kaqandollit për ta liruar nga paraburgimi.

Kaqandolli është arrestuar më 22 shtator të këtij viti nga Policia e Serbisë, bazuar në një urdhër të lëshuar nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës e zhvendosur në Nish nën akuzën për terrorizëm si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miku i tij, Nysret Restelica, është duke u marrë me rastin e Kaqandollit. Ai të martën do të udhëtojë për në Nish, ku pritet që në koordinim me një avokat ta dërgojë rastin në një shkallë më lartë të Gjykatës me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë. Pretendon se arrestimi dhe paraburgosja janë të paligjshme, sepse Naim Kaqandolli ishte arrestuar më 4 maj 1999 dhe ishte liruar më 7 qershor të atij viti në mungesë të provave.

Kaqandolli jeton në Francë së bashku me familjen nga viti 2007. Ndërkohë, të hënën, Restelica ka qenë në Ministrinë e Diasporës për t'u interesuar rreth veprimeve të autoriteteve kosovare për ta liruar atë...kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.